
Ronaldo eshte shpallur per te dytin vit rradhazi si futbollisti me i mire i planetit nga FIFA. Portugezi duket se ka qene nje fitues i pakontestueshem, teksa i vecante ishte edhe cmimi per italianin Bufon si “portieri me i mire”, pavaresisht moshes se madhe. Po ashtu, FIFA ka shpallur 11 lojtarët më të mirë të botës për vitin e kaluar ku duhet theksuar se përbëjnë një ekip që gjithkush do ta kishte zili apo do ta kishte ëndërr të ishte ekipi i zemrës së tij. Në skemën 4:3:3 futbollistët që bëjnë pjesë në 11 më të mirët janë: Bufon; Dani Alvesh, Marcelo, Serxho Ramos, Leonardo Bonuçi; Luka Modric, Toni Kros, Andres Iniesta; Lionel Mesi, Nejmar, Kristiano Ronaldo.