
Me shumë gjasa kjo mund të konsiderohet penalltia më e çuditshme në historinë e futbollit. Trajektorja që ka marrë topi pasi u përplas me traversën e portës i la të gjithë gojëhapur.
Në një ndeshje mes Bangkok Sports Club dhe Satri Angthong ishin penalltitë ato që do të vendosnin fatin e sfidës pas rezultatit final 2-2. Kur lojtari i Bangkok gjuajti penalltinë, topi u përplas me traversën, dhe në këtë moment portieri gëzoi pafund. Por pasi topi përplasi traversën dhe ra në tokë në afërsi të lojtarit që e gjuajti, u kthye sërish në portë pa e prekur asnjë, dhe u fut drejt e në portë.