Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Flet ish- sulmuesi dhe ish- trajneri i Vllaznise, Martini: Vllaznia gaboi ne merkato, nuk afroi sulmues cilesor

ShkodraWeb 24 October, 2017
ediMartini840

Ish-sulmuesi dhe njëkohësisht ish-trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, mendon se klubi shkodran ka gabuar në merkato me afrimin e shumë mesfushorëve, duke mos arritur të marrë një sulmues që garanton gola. I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në “TVSH”, Martini ka theksuar ndër të tjera se, Vllaznisë ia ka sugjeruar trajnerin Ernest Gjoka ish-presidentit Valter Fushaj. Fillimisht, Martini foli për humbjen e kuqebluve ndaj Partizanit.

“Vllaznia ka krijuar volum të madh loje, por pa rrezikshmëri. E ka pasur më shumë topin në kontroll, por kanë munguar goditjet në portë. Kemi gjuajtur portën vetëm në minutën e 66-të, ndërsa Partizani me një gjysmë rasti shënoi. Gabojmë sërish në mbrojtje, edhe pse ekipi ishte më aktiv se ndeshjet e tjera”.

MERKATO

Edhe pse ka qenë pro afrimeve të bëra në verë, sërish Martini është shprehur se Vllaznia kishte nevojë për sulmues dhe qendërmbrojtës, jo gjashtë mesfushorë.

“Klubi duhet të kishte harxhuar më tepër për një qendërmbrojtës dhe një sulmues. Vllaznia ka shpenzuar lekë në këtë merkato, por momentalisht ka 6 mesfushorë për tre pozicione. Me të vërtet që edhe unë si trajner nuk do t’i thosha jo asnjërit prej mesfushorëve të afruar, por kjo ka ndikimin e vetë jo pozitiv.

Në stol qëndrojnë lojtarë me rroga që shkojnë 12 milionë lekë të vjetra në muaj, në total. Pra, këta mbeten lojtarë stoli. Duke afruar një mbrojtës, edhe Orelesi mund të ishte përdorur në qendër te mesfushës, ku dhe jep më mirë. Nuk u afrua një sulmues cilësor. Kemi një Vllazni që vetëm mbrohet dhe shpreson te ndonjë kundërsulm.

Por, me kontingjentin që ka Vllaznia, nuk ka për të luajtur e ngjeshur në mbrojtje, pasi kjo skuadër ka fantazi, ka qarkullim topi, ka edhe lojtarë që shkojnë përpara dhe dinë të shënojnë. Vllaznia ka lojtarë që shikojnë lart dhe pavarësisht se kanë probleme fizike, duhet që të shtyjnë drejt sulmit, pasi mund të japin më tepër”, theksoi Martini.

PRIVATIZIMI

Mungesa e llogarisë shikohet si diçka negative, që sipas Martinit ndikon shumë në ecurinë e Vllaznisë.

“U bënë 5 vjet që vijnë e shkojnë trajnerë dhe përgjegjësia është shumë e vogël. Ata nuk japin askund llogari, por edhe nuk iu kërkohet llogari nga askush. Mendoj se në këtë drejtim, duhet që Vllaznia të ishte në dorën e një personi, pasi në këtë mënyrë nuk mund të luhet aq lehtë me lekët e tij.

Klubi është një ndërmarrje e bashkisë, e cila po goditet më shumë nga futbolli. Shkodra zien për futbollin dhe pavarësisht se bashkia investon, prapë rezultatet nuk janë të duhurat. Bashkia duhet të shesë sa më parë aksionet dhe të lirohet nga vetë klubi. Ajo investon 1 miliardë lekë dhe pavarësisht vonesave, sërish pagat merren”.

TRAJNERI I RI

Martini zbulon se Ernest Gjokën te Vllaznia e ka afruar ish-presidenti Fushaj.

“Mesa di unë, ka qenë Fushaj ai që ka sugjeruar Gjokën për t’u emëruar trajner. Vllaznia në kohën e presidentit Fushaj ka qenë pjesëmarrëse e rregullt në Kupat e Europës. Flitet edhe për një afrim të Fushajt pranë klubit. Kjo mund të ndryshonte krejt klimën. Jabanxhinjtë në Shkodër e kalojnë mirë, por gjithmonë në mungesë të rezultateve, natyrshëm edhe presioni është i madh.

Nuk është i madh sa duket, por në rrjetet sociale, në mediat e ndryshme, në mungesë të rezultateve, kryqëzohet ekipi, drejtuesit e kështu të gjithë janë nën presion. Vllaznia rënkon gjithë këto vite. Shpresonim që këtë vit të ishte ndryshe, por kjo është situata.

Tani duhet të jenë këta futbollistë që të marrin në dorë fatet e Vllaznisë. Nuk ka çfarë të bëjë një Gjoka apo dikush tjetër në këto momente. Unë i sugjeroj të krijoj një atmosferë të mirë harmonike mes ekipit. Janë tre-katër lojtarë që e kanë të vështirë për ta pranuar stolin. Gjoka duhet të bëjë më shumë rolin e psikologut sesa trajnerit”. /panoramasport/

Post navigation

Previous: FOTO/ Nis shperndarja e trakteve dhe fletushkave kunder kryeministrit Rama, nuk njihet autori
Next: Valter Fushaj: Jam gati te blej deri ne 75% te Vllaznise por sot nuk kam asnje vend ne tribunen e stadiumit

TË FUNDIT

cape verde 2026

Surpriza më e madhe e Botërorit, debutuesit e Kepit të Gjelbër ndalin në barazim Spanjën pretendente

ShkodraWeb 15 June, 2026
gjermani korasao 2026

Gjermania vijon të shkruajë historinë në Botërore, 7 gola edhe ndaj modestëve Kurasao, hera e tretë këtë shekull

ShkodraWeb 14 June, 2026
kupa botes 2026

BOTËRORI – Nga Spanja tek Franca e Argjentina, super kompjuteri bën parashikimin për fituesit…

ShkodraWeb 11 June, 2026

TË FUNDIT

  • NGA SONILA GRUDA – Shkodra, djepi i ngrimë i nji qytetnimi… 18 June, 2026
  • “Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, SPAK kërkoi dënim me 14 vite 18 June, 2026
  • EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës 18 June, 2026
  • EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren 18 June, 2026
  • VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës… 18 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

sonila gruda 2026

NGA SONILA GRUDA – Shkodra, djepi i ngrimë i nji qytetnimi…

ShkodraWeb 18 June, 2026
pellumb gjoka sy ecc 2024

“Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, SPAK kërkoi dënim me 14 vite

ShkodraWeb 18 June, 2026
ilir meta gjkko 2026

EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës

ShkodraWeb 18 June, 2026
cifti mujeci 2026

EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren

ShkodraWeb 18 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.