Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e inceneratorëve dhe që akuzohet për “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim është ndaluar nga policia e Shtetit. Mësohet se Etleva Kondi ka qenë në Itali dhe se tashmë ndodhet e ndaluar nga policia.
Asaj i është komunikuar masa e vendosur nga Gjykata sapo ka zbritur në Rinas dhe është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, për vijimin e procedurave.
Më pas Etleva Kondi është shoqëruar nga policia për në banesën e saj, pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.
Ajo u shpall në kërkim me urdhër të SPAK e akuzuar për përfshirjen në aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Ndaj saj, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” disa javë më parë. Pas ndalimit, pritet që Kondi të dalë sërish para gjykatës për komunikimin e masës së sigurisë.