Skip to content
30 November, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Analizë
  • Kryesore

ANALIZA- Një princ kurore mbretërore kandidat për president në krye të republikës parlamentare…

ShkodraWeb 2 years ago

Monarkia dhe republika janë dy forma qeverisje të shteteve e kombeve aktualisht. Me zhvillimin e shoqërisë njerëzore, republika si formë e qeverisjes, është përhapur më gjërësisht në të katër anët e globit. Megjithatë, ka edhe monarki qindra vjeçare, siç është mbase më e spikatura Mbretëria e Bashkuar me Elizabetën në krye.

Këto ditë, pritet të nisin zyrtarisht tratativat për zgjedhjen e presidentit të ri të Shqipërisë. Ndërsa procedurat ligjore tashmë dihen dhe kalojnë përmes parlamentit, si zakonisht nis publikimi i emrave. Ndër emrat e parë që kanë nisur të diskutohen, është ai i Princ Leka, trashëgimtar dhe pretendues i fronit të monarkut të Shqipërisë.


Princ Leka është trashëgimtar direkt, nip i tij, i Zogu i Parë, mbret i shqiptarëve për rreth 11 vite ligjërisht e faktikisht deri kur mbylli sytë me 9 prill 1991 në Francë. Djali i tij i vetëm, Leka i Parë, u shpall mbret pasi ndërroi jetë Zogu i Parë, por asnjëherë nuk u njoh si i tillë thuajse nga askush. Mundësia reale që ai të zyrtarizohej si monark, ishte në referendumin e vitit 1997, ku zyrtarisht humbi ndërsa edhe agjensi të huaja shtypi, njoftuan se ai fitoi por iu manipulua rezultati.

Nga viti 2002, Familja Mbretërore u vendos zyrtarisht në Shqipëri, duke marrë statusin që u takonte dhe duke qenë pjesë e protokollit shtetëror. Jeta bëri të veten dhe sot, Princ Leka, Princeshë Elia dhe princeshë Geraldina, përbëjnë Familjen Mbretërore. Si rregull, qëllimi final i Familjes Mbretërore por edhe i disa forcave politike si Lëvizja e Legalitetit, është rikthimi i Shqipërisë në monarki kushtetuese të trashëgueshme.

Megjithatë, të paktën në dy raste, Princ Leka i ka sherbyer republikës, edhe pse tingëllon si e çuditshme. Fillimisht si këshilltar në Ministrinë e Jashtme dhe më pas edhe në Presidencë, Princ Leka ka marrë pozicione republikane, duke treguar se ndjeshmëria e tij monarkiste është më e vogël se ajo për ti sherbyer vendit, edhe pse sistem republikan parlamentar.

Simeon II i Bullgarisë, ishte shembulli i kthimit të një ish- monarku në “sherbetor” të republikës. Nga viti 2001 deri në 2005, ai u zgjodh kryeministër i vendit, duke qenë edhe në krye të një partie politike të quajtur Lëvizja Kombëtare për Zhvillim dhe Stabilitet. Deri diku e ngjashme me Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar të krijuar dhe sot të drejtuar nga Dashamir Shehi. Por kaq ishte karriera republikane e Simeon II i Bullgarisë, për të vijuar më pas jetën e tij private.

Me përjashtim të një farë joshje për pushtet me angazhimin në Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Familja Mbretërore Shqiptare ka preferuar të mos angazhohet direkt në politikë, duke ruajtur baraslargësinë nga të gjitha partitë në vend. Në këtë kuptim, Princ Leka është figurë mjaft e përshtatshme për të qenë në krye të shtetit.

Me 26 mars të këtij viti, Princ Leka ka festuar 40 vjetorin, duke qenë i zgjedhshëm si president në bazë të përcaktimeve të Kushtetutës. Për shkak të prejardhjes, ambjentit ku u rrit dhe u edukua, parimet mbi të cilat ai është formuar dhe shkollimit, Princ Leka nuk mund të konsiderohet figurë pa eksperiencë politike. Nga ana tjetër, për shkak të statusit, lidhjet e tij janë të shumta e të forta, jo vetëm me familjet mbretërore të Europës e më gjërë.

A mund të jetë kandidat për president zyrtarisht Princ Leka? Mbetet për tu parë. Megjithatë, fillimisht ai duhet të heqë dorë nga titulli “princ”. është pak paradoksale që ai të prezantohet si presidenti i Republikës Princ Leka!!?? Nga ana tjetër, zgjedhja e tij si president, do ti jepte zyrtarisht fund mundësisë që një ditë Shqipëria të ishte monarki, nëse do të kishte vullnet popullor.

Nga ana tjetër, nuk duhet harruar aspak se si filloi monarkia shqiptare 1928- 1939. Ahmet Zogu ishte ministër, kryeministër, president e më pas mbret i Shqipërisë. A mund të përsëritet historia? Vështirë por jo e pamundur! Një referendum, mbase mund ti ishte zgjidhja më e mirë dhe Princ Leka si president, mund të ketë mekanizmat për t’ ia arritur. Ndryshon vetëm Shqipëria, ishte fillim shekulli 20- të dhe sot jemi në fillimet e shekullit të 21- të. /Nga Blerti DELIJA/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: FOTOLAJM – “Ndjesë që po ju zgjoj si gogol”, Rama me foton e Nanos në sfond nis ditën e kongresit të PS- së
Lajmi pasues: Rol kyç në aferën e inceneratorëve, ndalohet nga Policia sapo zbriti në Rinas ish- zyrtarja e shpallur në kërkim…

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Aksidentoi për vdekje 68- vjeçarin dhe iku nga vendngjarja, arrestohet 31- vjeçari nga Shkodra…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Aksidentoi për vdekje 68- vjeçarin dhe iku nga vendngjarja, arrestohet 31- vjeçari nga Shkodra…

2 hours ago
“Një sërë projektesh transformuese…”, Benet Beci vijon takimet: Programi ynë, Shkodra si qendër rajonale…
  • Aktualitet

“Një sërë projektesh transformuese…”, Benet Beci vijon takimet: Programi ynë, Shkodra si qendër rajonale…

3 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Agjencia e Mbikqyrjes Policore arreston kryekomisarin, ja për çfarë dyshohet (emri)
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Agjencia e Mbikqyrjes Policore arreston kryekomisarin, ja për çfarë dyshohet (emri)

3 hours ago

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Aksidentoi për vdekje 68- vjeçarin dhe iku nga vendngjarja, arrestohet 31- vjeçari nga Shkodra… 30 November, 2023
  • “Një sërë projektesh transformuese…”, Benet Beci vijon takimet: Programi ynë, Shkodra si qendër rajonale… 30 November, 2023
  • MINUTA E FUNDIT – Agjencia e Mbikqyrjes Policore arreston kryekomisarin, ja për çfarë dyshohet (emri) 30 November, 2023
  • VIDEO – Kiara dhe Luizi janë në “pritje të ëmbël” të një vajze por këngëtari shkodran ka një kerkesë tjetër për partneren 30 November, 2023
  • MINUTA E FUNDIT – 38 vjeçari gjendet i pajetë nga shoku i tij në banesë në Gjuhadol të Shkodrës, detajet e policisë… 30 November, 2023
  • VIDEO – Aktet e dhunës në ndeshjen e vajzave Tirana- Vllaznia, flet për mediat presidenti i kuqebluve Lazër Matija 30 November, 2023
  • Humbi jetën tragjikisht në aksident, përcillet në banesën e fundit 24- vjeçarja, vajza e ish- nënkryetarit të Kuvendit 30 November, 2023
  • MINUTA E FUNDIT – Një automjet i paidentifikuar përplas 68- vjeçarin në aksin Shkodër- Lezhë, gjendet pajetë në rrugë… 30 November, 2023
  • KF Vllaznia pranohet si anëtare e Rrjetit Europian për Zhvillimin e Futbollit 30 November, 2023
  • EMRAT – E rëndë, dhëndri masakron me thikë vjehrrin e tij, ja çfarë dyshohet… 30 November, 2023
  • NGA ROMEO GURAKUQI – Shkodra drejt 1944-ës dhe rindërtimi i ngjarjeve… 30 November, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 30 nëntor 2023… 30 November, 2023

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Aksidentoi për vdekje 68- vjeçarin dhe iku nga vendngjarja, arrestohet 31- vjeçari nga Shkodra…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Aksidentoi për vdekje 68- vjeçarin dhe iku nga vendngjarja, arrestohet 31- vjeçari nga Shkodra…

2 hours ago
“Një sërë projektesh transformuese…”, Benet Beci vijon takimet: Programi ynë, Shkodra si qendër rajonale…
  • Aktualitet

“Një sërë projektesh transformuese…”, Benet Beci vijon takimet: Programi ynë, Shkodra si qendër rajonale…

3 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Agjencia e Mbikqyrjes Policore arreston kryekomisarin, ja për çfarë dyshohet (emri)
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Agjencia e Mbikqyrjes Policore arreston kryekomisarin, ja për çfarë dyshohet (emri)

3 hours ago
VIDEO – Kiara dhe Luizi janë në “pritje të ëmbël” të një vajze por këngëtari shkodran ka një kerkesë tjetër për partneren
  • Kryesore

VIDEO – Kiara dhe Luizi janë në “pritje të ëmbël” të një vajze por këngëtari shkodran ka një kerkesë tjetër për partneren

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.