
Zyra Vendore Arsimore në Malësinë e Madhe ka ndryshuar drejtuesin. Ditën e sotme, drejtori i DRAP Lezhë Hsan Muça, prezantoi drejtoreshën e ZVAP-së në Malësi të Madhe Liza Deda, mësuese prej 25-së vitesh në arsim.
Ai ka falenderuar Hane Smakaj për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë në ZVAP Malësi e Madhe për 8-të vite radhazi në drejtimin e institucionit të rëndësishëm.
Muça ka uruar suksese në vijimësi për ZVAP- në dhe drejtuesen Deda, duke shprehur besimin e plotë në përmbushjen me sukses të detyrës së re që iu besua.
Prezantimi i Liza Deda u bë në prani të punonjësve të ZVAP- së Malësi e Madhe dhe arsimatërve të zonës.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!