RISIA – Në prag të sfidës me Craiova në “Loro Boriçi”, klubi Vllaznia bën njoftimin e rëndësishëm për këtë ndeshje

Vllaznia ka nisur te fokusohet tek sfida e pare ndaj Universitatea Craiova dhe kete gje po e ben jo vetem ne fushen e stervitjes, por edhe ne aspekte te tjera. Kuqeblute duan qe çdo gje te funksionoje ashtu si duhet edhe ne organizim per sfiden e 21 korrikut qe do te luhet ne “Loro Boriçi”.

Per kete arsye, pak minuta me pare klubi shkodran ka shperndare ne faqen e tij zyyrtare nje njoftim ku i ben thirrje te gjithe te interesuarve qe duan te behen pjese e programit te vullnetareve te cilet do te luajne nje rol te rendesishem ne krijimin e nje ambjenti te sigurte ne stadium. Ja çfare shkruhet ne njoftimin e klubit Vllaznia:


“Bëhu pjesë e një eksperience unike dhe historike! Klubi i futbollit Vllaznia ju ofron mundësinë të bëheni pjesë e programit të vullnetarëve. Ky program ka si qëllim realizimin e ndeshjes të kompeticionit “UEFA Europa Conference League” ndaj ekipit Universitatea Craiova, e vlefshme për sezonin 2022-2023, një event i rëndësishëm që do te organizohet nga KF VLLAZNIA, që do të zhvillohet më 21 KORRIK 2022, në stadiumin “Loro Boriçi”.

Ju bëjmë me dije se do të bashkëpunoni me ekipe profesionale në fushën e eventeve sportive dhe të të gjithë dimensioneve të organizimit të një eventi që do të presë me mijëra vizitorë. Të gjithë i dimë emocionet kur shohim një ndeshje, por programi i vullnetarëve do ju njohë me magjinë, sfidat dhe arritjet gjatë organizimit të saj. Suksese me aplikimin! Ekipi mezi pret t’ju njohë!

Vullnetarët e Kontrollit të Aksesit do të luajnë një rol integral në krijimin e një mjedisi të sigurt në objektet e stadiumit “Loro Boriçi”. Vullnetarët do të ndihmojnë që të gjitha grupet e synuara të hyjnë dhe të dalin nga stadiumi dhe zonat e tij pa probleme dhe në kohë.

Kushtet:

1-Të kenë mbushur moshën 22 vjeç

2-Të jenë të familjarizuar me ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi”

3-Të kenë njohuri të mjaftueshme të gjuhës angleze

Rregjistrimet mund të kryhen deri më date 11 Korrik 2022. Të gjithë aplikantet do të intervistohen në ambjentet e stadiumit me datë 12 Korrik 2022 nga ora 09.00 deri në ora 12.00.

Personat që do të pranohen, do të kryejnë dy ditë trajnim me ekspertë të sigurisë të FSHF dhe të huaj. Per rregjistrime mund te kontaktoni në adresën e e-mailit info@vllaznia.al