Skip to content
28 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Video News

VIDEO – Rindërtimi, policia zbulon detaje nga prita ndaj ish- pronarit të MPlus TV, dalin në skenë edhe disa emra…

ShkodraWeb 3 years ago

Është ulur nga një makinë tip “Benz” në orën 06.35 të mëngjesit të së martës. Qetësisht, ka hapur derën e djathtë të pasme të makinës dhe ka nxjerrë dy çanta. Njëra ishte çantë e thjeshtë, kurse tjetra cilësohet si “çantë për mbajtjen e çifteve të gjahut”. Më pas, është ngjitur në pallatin 9 katësh, në afërsi të Kafe “Mirdita”, në pronësi të Kastriot Reçit, vetëm dhjetra metra larg Komisariatit të Policisë në Rreshen. Janë këto disa nga të dhënat që kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë, ku humbi jetën në pritë ish- pronari i MPlus TV dhe bisnesmeni Kastriot Reçi.

Hetuesit kanë arritur të rindërtojnë etapat e ngjarjes, falë edhe filmimeve të kamerave të sigurisë, të cilat gjithsesi nuk kanë arritur tëidentifikojnë autorin, i cili sipas gjasave ishte profesionist. Ai është ngjitur në pallat, në apartamentin nr. 28, i cili ishte i pabanuar nga gushti. Të paktën kështu thotë pronari i banesës, Gjergj Toma. I pyetur nga prokuroria, ai ka thënë se për muajt korrik- gusht, ia kiste lëshuar me qira një shtetasi të quajtur Pashk Frroku nga Klosi i Mirditës. Ka mundur të marrë vetëm dy muaj qira nga 15 mijë lekë dhe më pas, qiramarrësi i ka dorëzuar çelësat. Toma i kishte dhënë në përdorim dy palë çelësa, ndërsa qiramarrësi Frroku i dorëzoi vetëm një palë duke thënë se ia kishte marrë me vete i vëllai që kishte udhëtuar më parë drejt Gjermanisë, ku ka vajtur më pas edhe ai vetë.

https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2020/01/video-kastriot-reci-0.mp4

Pamjet e kamerave të sigurisë, kanë siguruar informacion edhe për pesonin që ka hyrë në pallat në orën 06.35, i dyshuar si autor i ngjarjes së rëndë. Kamerat e kanë fiksuar personin mashkull të veshur me një xhup të hapur me tegela horizontale. Pasi ka lënë personin në fjalë pranë hyrjes së pallatit, makina tip “Benz” është larguar në drejtim të rrugës së tregut.

Autori i dyshuar, ka qëndruar në apartamentin e boshatisur më shumë se 5 orë. Gjatë kësaj kohe, ai ka pirë cigare, ujë dhe ka ngërnë edhe kikirikë, si për të treguar gjaftohtësinë prej profesionistë që duket se zotëronte. Të gjitha këto, janë sekuestruar nga policia, e cila mbase mund të ndihmohet në gjetjen e autorit. I njoftuar nga dikush apo edhe e ka pikasur nga lartësia e pallatit ku ndodhej e nga ku kishte shesh pamje të plotë, autori është bërë gati për të kryer “porosinë”. Ka shenjestruar bisnesmenin Reçi, vetëm pak minuta pasi ka takuar një grua dhe po përkëdhelte një fëmijë. Vetëm një e shtënë, pa asnjë zhurmë sepse snaiperi kishte silenciator dhe direkt në zemër. Ish- pronari i MPlus TV është shembur në tokë i pajetë.

Sipas kamerave të sigurisë, qitja ka ndodhur në orën 11.56 ndërsa autori i dyshuar del nga pallati në orën 12.07. Pra, ai ka qendruar rreth 10 minuta në apartament, sipas gjasave për të ndryshuar pamjen e tij të jashtme. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar një person të gjatë, me flokët e gjata bisht që largohet me shpejtësi nga zona, sërish në drejtim të tregut. Sipas përshkrimit të prokurorisë, personi ka të veshur një fustan të zi dhe poshtë tij ka të veshura tuta me viza të errëta poshtë fustanit.

Pas këqyrjes së rrugës nga ku mendohej se mund të ketë kaluar autori, policia ka gjetur një paruke, një kanatiere dhe një palë këpucë që mendohet se i përkasin snajperistit.

Prokuroria ka marrë 8 monstra nga shtëpia prej të cilës mendohet se u shenjestrua Kastriot Reçi. Të gjitha ato po verifikohen nëse mund të nxjerrin ndonjë provë që të çojë në zbulimin e autorit. /ABCnews/

Continue Reading

LAJM PARA: Përplasen dy makina në aksin Lezhë- Shkodër, përfundojnë në spital dy persona…
LAJM PAS: Vihen në pranga 17 zyrtarë policie të pushtetit vendor, komisarë dhe nënkomisarë nën akuzë për shpërdorim detyre

TË FUNDIT

Bashkia Shkodër nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile…
  • Aktualitet

Bashkia Shkodër nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile…

2 hours ago
Projekti i rrugës Muriqan- Lezhë, Bashkia Shkodër fton të interesuarit në prezantimin e tij…
  • Aktualitet

Projekti i rrugës Muriqan- Lezhë, Bashkia Shkodër fton të interesuarit në prezantimin e tij…

3 hours ago
Operacioni “Skema”, policia e Shkodrës prangos dy të rinj, mashtronin me shit- blerjen e makinave luksoze…
  • Aktualitet

Operacioni “Skema”, policia e Shkodrës prangos dy të rinj, mashtronin me shit- blerjen e makinave luksoze…

3 hours ago

TË FUNDIT

  • Bashkia Shkodër nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile…
  • Projekti i rrugës Muriqan- Lezhë, Bashkia Shkodër fton të interesuarit në prezantimin e tij…
  • Operacioni “Skema”, policia e Shkodrës prangos dy të rinj, mashtronin me shit- blerjen e makinave luksoze…
  • “Nuk do të mbështesim kandidatin Spahia”, flet Xhevdet Amuli: Strukturat e PD do të mbështesin listën tonë të këshillit bashkiak Shkodër
  • NGA BEKIM MEMA – Ne shkodranët bastanin e kemi ble gjithmonë me provë…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 28 mars 2023…

TË FUNDIT

Bashkia Shkodër nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile…
  • Aktualitet

Bashkia Shkodër nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile…

2 hours ago
Projekti i rrugës Muriqan- Lezhë, Bashkia Shkodër fton të interesuarit në prezantimin e tij…
  • Aktualitet

Projekti i rrugës Muriqan- Lezhë, Bashkia Shkodër fton të interesuarit në prezantimin e tij…

3 hours ago
Operacioni “Skema”, policia e Shkodrës prangos dy të rinj, mashtronin me shit- blerjen e makinave luksoze…
  • Aktualitet

Operacioni “Skema”, policia e Shkodrës prangos dy të rinj, mashtronin me shit- blerjen e makinave luksoze…

3 hours ago
“Nuk do të mbështesim kandidatin Spahia”, flet Xhevdet Amuli: Strukturat e PD do të mbështesin listën tonë të këshillit bashkiak Shkodër
  • Kryesore

“Nuk do të mbështesim kandidatin Spahia”, flet Xhevdet Amuli: Strukturat e PD do të mbështesin listën tonë të këshillit bashkiak Shkodër

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.