Dy persona kanë mbetur të dëmtuar si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmjen e sotme. Ngjarja ndodhi në aksin nacional Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldren, pas përplasjes së dy automjeteve. Mësohet se personat e lënduar janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.