Skip to content
7 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Rikthehen zjarret, ‘pushtojne’ Qarkun e Shkodres

ShkodraWeb 23 August, 2017
zjarrevelipojekoke
Gjatë ditës së sotme numri i vatrave të zjarrit në vend është shtuar,  Emergjencat civile njoftojnë se për fikjen  e zjarreve janë angazhuar 90 punonjës zjarrfikës, 60 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, rreth 50 punonjës të Pyjores e të bashkive, të mbështetur edhe nga helikopterë. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.
Situata ne Qarkun Shkoder paraqitet si ne vijim: Ka rënë zjarr në pyllin me pisha në fshatin Karmë të bashkisë Vau Dejës. Shërbimi vendor i MZSH Vau Dejë ka dërguar në vendngjarje forca zjarrfikëse, ndërsa drejtoria pyjore ka dërguar forca të saj.
Në vendngjarje kanë shkuar 30 forca ushtarake, forcat e Shërbimi vendor të MZSH Vau-Dejës 1 automjet zjarrfikës i dërguar nga Shërbimi vendor i MZSH Pukë dhe forca të pyjores, të cilat kanë izoluar disa vatra zjarri. Forcat zjarrfikëse dhe të pyjores kanë izoluar vatrat e zjarrit në fshatin Karmë në mbrëmje duke shpëtuar edhe një stan veror me gjithë bagëtitë.
Një vatër zjarri nuk u arrit të izolohej për shkak të terrenit tepër të thyer. Gjatë gjithë natës forcat e pyjores kanë mbajtur në monitorim vatrat e zjarrit në të gjithë territorin. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pisha. Sot forcat dhe mjetet po punojnë për të izoluar plotësisht vatrën e zjarrit të fshehura.
Ka vazhduar puna për të izoluar vatrat e zjarrit në fshatin Velipojë, Njësia Administrative Velipojë, bashkia Shkodër.
Në këtë operacion janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe automje të Shërbimit vendor të MZSH Shkodër, forcat e pyjores, forcat e bashkisë, forca ushtarake dhe automjete zjarrfikëse nga FA. Forcat dhe mjetet kanë punuar deri në mbrëmje duke izoluar të gjithë vatrat e zjarrit duke mos lejuar të preket nga zjarri pylli me pisha.
Forcat zjarrfikëse dhe të pyjores kanë mbajtur në monitorim gjatë natës vatrat e zjarrit. Sot po punojnë për të shuar plotësisht vatrat e zjarrit.
Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe ferra.
Zjarri i rënë në terren të thyer në pyllin me bredh dhe pishë në fshatin Bogë, Njësia Administrative Shkrel, bashkia Malësia e Madhe është riaktivizuar dhe ka marrë përmasa të mëdha.
Shërbimi vendor i MZSH Malësia e Madhe dhe punonjës të pyjores të Drejtorisë së Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (DAKZM) nuk kanë mundur të veprojnë për shkak të terrenit të thyer. Sot po vijon puna per izolimin e zjarrit. /ShkodraWeb/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: TRITOLI NE SHKODER/ Zbulohen detajet dhe pista e mundshme
Artikull pasardhës: INCIDENTI ME RRIKUN/ Flet pronari i lokalit, Marku: Nuk e di kush e solli policine!

TË FUNDIT

vllaznia- tirana 2026

VIDEO – “Klasikja” e futbollit shqiptar ngjyroset kuqeblu, Vllaznia mund me përmbysje Tiranën…

ShkodraWeb 27 February, 2026 0
dinamo vllaznia 2026

VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
altinnnn ndoci 2026

Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë 7 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital 7 March, 2026
  • VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët” 7 March, 2026
  • VIDEO – “Në Vlorë për fitore me Flamurtarin”, Sherif Kallaku i Vllaznisë vlerëson ekipin vlonjat… 7 March, 2026
  • Zjarri aksidental përfshin banesën në Shkodër, digjet plotësisht shtëpia e 67- vjeçarit në lagjen “Partizani” 7 March, 2026
  • Policia e Shkodrës arreston 24- vjeçarin, i riu akuzohet se ushtroi dhunë ndaj babait të tij… 7 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • Caktimi i datës së zgjedhjeve të reja, Osmani mbledh krerët e partive, bojkoton kryeministri Kurti… 6 March, 2026
  • “Vetëvendosje!” kundër shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, do të dërgojë dekretin e Osmanit në Kushtetuese 6 March, 2026
  • ANALIZA – Situata në Baks- Rrjoll mund të kalojë nga çeshtje pronash në “larje hesapesh” mes individëve… 6 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

besnik gegolli

VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
7 marsi mond ndou 2026

VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët”

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
kallaku vlora 2026

VIDEO – “Në Vlorë për fitore me Flamurtarin”, Sherif Kallaku i Vllaznisë vlerëson ekipin vlonjat…

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.