Skip to content
14 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

REDAKSIONALE – E keqja është futur thellë në këtë vend, ka kapur për fyti çdo qelizë të “vendit të shqiponjave”…

ShkodraWeb 23 November, 2023
SKY-ECC

Shoqëria njerëzore, për ata që besojnë por edhe ateistët, përballet që në hapat e parë të shfaqjes mbi këtë tokë si vullnet i Zotit apo i natyrës, me betejën e përjetshme mes të mirës dhe të keqes. Vështirë të përcaktohet që këto qindra mijë vjetë ekzistence, nëse ka fituar më shumë herë e mira apo e keqja.

Me gjasë, më e lehtë është të përcaktohet nëse kufizohemi tek “vendi i shqiponjave”, Shqipëria. Përgjatë historisë së saj të trishtë e të dhimbshme, qartazi ka mbizotëruar e keqja. Jo rradhëherë përmendet një rrefenjë e At Gjergj Fishtës, lidhur me “shkakun” e kësaj. Kur Shën Pali e Shën Pjetri mbërritën në Ballkan duke “matur” kufijtë e shteteve, iu mbarua filli. Morën një fill nga “lëkura e djallit” dhe takoi që të përdorej fiks në rrethimin e kufijve të Shqipërisë.

Se ku është zhytur e noton politika këto 33 vjet të paktën, e dimë dhe e kemi konstatuar të gjithë. Edhe për drejtësinë e vjetër apo të re, të gjithë kemi krijuar një perceptim. Policia, ajo aktive dhe ajo e larguar, po shfaqet haptas si e përfshirë në krahun e të keqes, më saktë krimit. Në të njëjtën linjë, thuajse janë të gjitha institucionet e rëndësishme të këtij shteti, madje edhe shoqëria tashmë është pre e të keqes që po e përpin.

Fatkeqësisht, deri më sot, përballjen mes të mirës dhe të keqes, e ka fituar kjo e dyta në Shqipëri. Miliarda euro të pista, të ndotura me “pluhur të bardhë”, “cigare”, “mish të bardhë”, “tregti” këtej e andej kufirit, janë “zbardhur” këto 33 vite. E keqja ka kapur për fyti çdo qelizë. E dhimbshme të pohohet por e vertetë e hidhur.

E mira dhe mbështetësit e saj në këtë vend, janë pakicë. Pakicë pa zë, pa gojë, pa sy, pa veshë, pa nuhatje, pa prekje. Pa asnjë shqisë. E keqja është ngritur deri në adhurim, sigurisht idhujtari e rremë por mbizotëruese. Në një turravrap të pakuptueshëm, a thua se ky vend i ka jo shekujt por orët e numëruara, të gjithë nxiten të përfitojnë përme stë keqes. Të tjerët, janë “budallenj” që presin e shpresojnë që beteja të ndryshojë krah, e mira të fitojë mbi të keqen.

Në mbarë vendin, nderohen, respektohen, zgjidhen e emërohen, ngrihen mbi piedestal ata që sot kanë miliarda. Askush nuk shqetësohet të mendojë nga u erdhën, si i siguruan, kush e pësoi, e pëson apo do ta pësojë. Thjesht u heqim kapelen me sloganin e turpshëm e të çuditshëm “kush është i zoti, mos i shkoftë i zi moti”. Zotësia, e ka shpjegimin më sipër.

E në gjithë këtë panoramë, kur shqiptarët që jetojnë në këtë vend përherë e më shumë pakësohen në favor të arratisjes në vend të tjera, ne jemi të shqetësuar, gjejmë kohë e mundësi të merremi me çeshtje globale si Lindja e Mesme, të futemi e ndërfutemi mes vedit për çeshtje fetare, të nxisim më shumë të keqen në mes tonë.

Mos harroni, askush nuk mund të jetojë sa shqiponja, shpendi që na personifikon si shqiptarë. Mos harroni, nëse tolerojmë të keqen afër nesh, ajo në largim do të shumëfishohet. Mos harroni, nuk janë moral ktë rreshta, janë thjesht një realitet që e vuajmë të gjithë bashkë, kush më shumë e kush më pak. Përfundimet i nxjerr secili… /Shënim i ShkodraWeb/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Vdekja e 26- vjeçares nga Malësia e Madhe në Itali, nën hetim edhe shefi i madh ekzekutiv i kompanisë…
Artikull pasardhës: VIDEO – “I vetmi opsion, fitorja”, trajneri i Vllaznisë Osmani para ndeshjes me Laçin: Pushimet kanë qenë të mira…

TË FUNDIT

full hd.03_14_51_19.Still044

VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
arrest shkoderrrr 2026

Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
Eric Adams shqiptar 2026

FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë… 14 April, 2026
  • Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe… 14 April, 2026
  • FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare… 14 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
  • Motomjeti i paidentifikuar përplas 47- vjeçarin tek “Prek Cali” në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital 13 April, 2026
  • OPINION – Rrëzimi i Viktor Orban pas 16 viteve në Hungari dhe analogjitë deri tani të pamundura në Shqipëri 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.03_14_51_19.Still044

VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
arrest shkoderrrr 2026

Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
Eric Adams shqiptar 2026

FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.