Skip to content
20 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Sociale

“Realitet i hidhur, i trashëguar ndër vite…”, Benet Beci reagon për kronikën e kopshtit “Njomëzat” në Fiks Fare…

ShkodraWeb 6 March, 2024
IMG_8816

Siç mund të jeni në dijeni, mbrëmë është bërë publike një video nga emisioni ” Fiks Fare” në Top Channel, e realizuar në kopështin “Njomëzat” në Shkodër.

Çështjet e ngritura në këtë kronikë, janë në fakt një realitet i hidhur, i trashëguar ndër vite në kopshtet e çerdhet e Bashkisë sonë. Me këtë gjendje jemi njohur edhe nga vëzhgimet tona dhe kontrollet e përditëshme gjatë këtyre muajve në detyrë. Kemi gjetur pasaktësi e shkelje në proçedura e angazhim të stafeve përkatëse, kemi konstatuar se menuja ka probleme në cilësi e sasi të ushqimeve, që iu ofrohen fëmijëve. Kemi hasur në raste të patolerushme lidhur me trajtimin e fëmijëve dhe kemi ndërhyrë duke marrë masa të menjëhershme e të ashpërta.

Duam me këtë rast të falenderojmë stafin e emisionit investigativ për faktet dhe ndjeshmërinë për sjelljen e tyre në vëmendjen e publikut. Ndihmën për të evidentuar problemet e shkeljet, e gjejmë me shumë vlerë në punën tonë të përditshme për të goditur çdo padrejtësi e për të përmirësuar çdo shërbim ndaj fëmijëve.

Më lejoni të sqaroj disa detaje:

Procedurat për menunë ditore janë vjetore. E fundit është tenderuar në Mars 2023 dhe është e vlefshme deri më 31 Mars 2024.

Edhe pse me Urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me nr. 457 datë 13.06.2018 “Për një ndryshim të urdhërit Nr 76/1 datë 24.01.2018 “Për miratimin e ndryshimeve në menutë ushqimore të Çerdheve dhe Kopshteve” është miratuar menu e re, deri në tenderimin e fundit të përmendur më lart, procedurat e ndjekura nga drejtuesit paraardhës së administratës së Bashkisë nuk i janë referuar këtij vendimi. Pasojat në cilësinë, larmishmërinë dhe sasinë e ushqimeve që iu janë dhënë fëmijëve, janë të qarta për çdo prind e kujdestar.

Për këto arsye e shumë të tjera që lidhen me trajtimin e fëmijëve, kushteve në kopshte e çerdhe, aftësimit të stafeve dhe eficencës në shërbime, Bashkia ka ndërmarrë disa hapa:

1. Ristrukturimin e plotë të drejtorisë përkatëse

2. Ristrukturimin e stafeve përkatëse dhe riorganizimin e detyrave dhe përgjegjësive.
Këto vendime kanë ardhur si pasojë e një pune të gjatë e të kujdesshme dhe kanë hyrë në fuqi më 1 mars 2024.

3. Hapjen e tenderit për ushqimet për vitin 2024, bazuar në aktet ligjore sipas Urdhërit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me nr. 457, datë 13.06.2018.

Në lidhje me rastin e referuar gjatë mbrëmjes së djeshme, kemi ngritur grupin e punës dhe pas kontrolleve e takimeve përkatëse janë gjetur këto shkelje:

1. Në këtë kopsht është ofruar shërbimi ushqimor sipas menusë së vjetër ndërkohë që sipas Urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me nr. 457 datë 13.06.2018 duhej të aplikohej menuja me standardet e reja.

2. Mungesa e ofrimit të produkteve ushqimore sipas menusë së publikuar aktualisht në kopsht.

3.Deklarimi jo i saktë i numrit të fëmijëve që përfitojnë shërbim ushqimor.

4.Nuk është gjendur kuzhinierja e kopshtit në vendin e punës.

Ndaj punonjësve të përfshirë në këto shkelje po ndjekim procedurat për marrjen e masave disiplinore referuar legjislacionit përkatës.
Duke falënderuar edhe njëherë stafin e emisionit ” Fiks Fare” kërkojmë vëmendjen e publikut për sinjalizime të ngjashme në çdo institucion të Bashkisë Shkodër.

Duam gjithashtu të shprehim hapur qëndrimin tonë të palëkundur për të ndërmarrë çdo masë e reformë të nevojshme në funksion të mirëfunksionimit të çdo hallke që duhet të sigurojë kujdesin maksimal për fëmijët. Mirëqenia e tyre fizike dhe emocionale janë të shenjta për ne e do të punojmë fort edhe në këtë drejtim. /Nga Benet BECI, kryetar i Bashkisë Shkodër, publikuar në Facebook/

ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: VIDEO – Vllaznia vuan me Erzenin në kohën e rregull por në shtesë e kthen në festival golash, kualifikohet…
Artikull pas: MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motomjetin në aksin Lezhë- Shkodër, për fundon në spital 51 vjeçari

TË FUNDIT

vior sinani alban xhaferi 2025
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia…

ShkodraWeb 20 May, 2025
vitor martini 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit

ShkodraWeb 20 May, 2025
hani hotit dogana 2
  • Aktualitet

EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi

ShkodraWeb 20 May, 2025

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia… 20 May, 2025
  • VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit 20 May, 2025
  • EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi 20 May, 2025
  • STATISTIKAT – Përfundimi i numërimit të votave në Qarkun Shkodër, PS rritje të dukshme, PD humb shumë pikë… 20 May, 2025
  • VIDEO – “Hapësirë unike kushtuar trashëgimisë e historisë së Shkodrës”, Beci: Muzeu i Lundrimit po merr formë 20 May, 2025
  • “Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët”, shpërthen keq në PD, Kalaja akuza deputetes demokrate 20 May, 2025
  • KUVENDI I RI – PS me 53 emra të rinj, PD me “gardën” e vjetër në parlament, 43 nga lista e mbyllur, 7 nga ajo e hapur 20 May, 2025
  • “5539 zemra larg, por gjithmonë pranë Shkodrës”, Benet Beci falenderon Diasporën për mbështetjen në zgjedhje 20 May, 2025
  • EMRI – U ekzekutua pak pas mesnate, policia jep detaje për 29- vjeçarin që ndërroi jetë në spital… 20 May, 2025
  • “Në dy muajt e parë të viti u shënuan vetëm 980 kërkesa”, Eurostat: Bien aplikimet e shqiptarëve për azil 20 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 20 maj 2025… 20 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 20 maj 2025… 20 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

vior sinani alban xhaferi 2025
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia…

ShkodraWeb 20 May, 2025
vitor martini 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit

ShkodraWeb 20 May, 2025
hani hotit dogana 2
  • Aktualitet

EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi

ShkodraWeb 20 May, 2025
ps pd logo shkoder sfond
  • Aktualitet

STATISTIKAT – Përfundimi i numërimit të votave në Qarkun Shkodër, PS rritje të dukshme, PD humb shumë pikë…

ShkodraWeb 20 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.