Situata në spitalet Covid në Tiranë duket se është serioze, pasi përveç numrit të madh të të shtruarve, të infektuar me korona virus, ka mungesë të ilaçit alternativ mjekimi për të sëmurët. Denoncimi vjen në adresë të ish deputetit të PD, Bardh Spahia nga një mjek në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.
Ish- deputeti e ka publikuar mesazhin në rrjetet sociale dhe àkúzon ministrinë se gënjen për shifrat e të shtruarve në spital. Në raportimin ditor të martën, ministria e Shëndetësisë tha se në të dy spitalet Covid, janë 124 të shtruar. Por mesazhi i mjekes tregon se vetëm në Covid2, janë 150 të shtruar.
POSTIMI I PLOTE I BARDH SPAHIA
Dmth jo vetem qe genjejne paturpesisht per numrin e te shtruarve me Covid, por nuk kane siguruar as sasine e duhur te ilaceve, pjese e protokollit te trajtimit te virusit corona! Sic duket nga denoncimi mungon nje bar bazik si antiviralet!
Dhe kjo mungese kur ka 150 te shtruar! Po kur te behen me shume? Pse ministria genjeu sot kur tha se jane 124 te shtruar ne 2 spitalet Covid, kur sic shihet nga denoncimi vetem tek “Shefqet Ndroqi’ jane te pakten 150 te shtruar?
A te vjen ndopak zor Ogerta qe genjen me shifrat kur minimumi personeli e di sa persona jane te shtruar? Kaq e paafte je per te parashikuar situaten apo po negocion tendera? #Turp!