FOTO – Humb betejën me Covid-19 përgjegjësi i Qarkullimit Rrugor në Shkodër, ishte vetëm 53 vjeç…

Safet Morina, efektivi i uniformave blu në Policinë e Qarkullit Rrugor të Shkodrës ka ndërruar jetë ditën e sotme pas infektimit me COVID-19. Ai ndodhej i intubuar në Tiranë dhe nuk ka arritur të fitojë betejën me virusin që po merr jetë njerëzish në vendin tonë prej muajsh.


Morina prej vitesh mbante postin e përgjegjësit të Qarkullimit Rrugor në qytetin e Shkodrës. Morina ishte vetëm 53 vjeç.


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania