Ish-presidenti i Serbisë dhe Jugosllavisë, Sllobodan Milosheviç, u raportua se ndërroi jetë pas hekurave, më 11 mars të vitit 2006. Por disa raporte të bujshme duket se mund të përmbysin gjithcka që dimë e qw është thënë gjatë gjithë kësaj kohë.
Megjithatë,fakti që askush nuk e ka parë kufomën e tij “live” me përjashtim të patologëve holandezë, rusë dhe serbë, ka bërë që një sërë opinionistësh të hedhin argumente se Millosheviçi po fshihet në Rusi.
Presidenti serb u varros në një vend mjaft të pazakontë, dhe askush nuk e ka parë kufomën e tij.
Mediat kosovare shkruajnë ditën e sotme se nuk është e pamundur që Millosheviçi dhe gjithë familja e tij gruaja , vajza, djali dhe vëllai jetojnë në Rusi.
Veç kësaj presidenti aktual serb para disa ditësh kishte akorduar për t’i dhënë amnisti të vesë së diktatorit serb, Mirjana Markoviçit dhe birit të saj, edhe pse janë në listën e Interpol-it.