Skip to content
12 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Raporti sekret/ Krimi i organizuar shqiptar, kercenim per shtetet antare te BE

ShkodraWeb 7 August, 2017
gazetagreke0
“Krimi i organizuar shqiptar ka dalë në dekadën e fundit si një nga kërcënimet kryesore për shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Pavarësisht përpjekjeve të bëra në nivel të BE-së, kërcënimi mbetet i fortë. Greqia si vend fqinj i Shqipërisë është e prekur drejtpërdrejt nga aktivitetet e organizatave kriminale shqipfolëse si pasojë e numrit të madh të emigrantëve që jetojnë në vendin tonë “. Një raport konfidencial i policisë greke vë në dukje se përfshirja në akte kriminale e shtetasve shqiptarë në Greqi, është më e larta në raport me kombësitë e tjera që jetojnë në vend”.
Pjesë nga ky raport, që është hartuar më 25 korrik 2017, ka publikuar gazeta greke “Kathimerini”, nën titullin “Mafia shqiptare në Greqi”. Raporti shkruan se veprimtaria kryesore e te inkriminuarve shqiptarë në të ashtuquajturin kriminalitetin e rëndë në Greqi është trafikimi i drogës nga Shqipëria drejt Greqisë dhe Italisë.
“Këto organizata kriminale në rajonin e Ballkanit Perëndimor janë të përfshirë kryesisht në trafikimin e drogave narkotike. Kanabisi është rritur në Shqipëri dhe Kosovë, dhe prej aty shpërndahet kryesisht në Greqi dhe Itali. Për importin e heroinës dhe kokainës, këto organizata kriminale po punojnë me homologët e tyre nga Turqia dhe Amerika Latine. Shpesh, për të lehtësuar aktivitetet e tyre, ata përdorin struktura të pronësisë dhe të ligjshme të biznesit. Ndikimi i tyre ndihet mbi policinë, doganat dhe nëpunësit civilë”, thuhet ë raport.
Sipas raportit, çështja e trafikut mes dy vendeve ka qenë në qendër të vemendjes së autoriteteve dhe për këtë është diskutuar zyrtarisht edhe me palën shqiptare. “E njëjta çështje u diskutua edhe në takimin me homologun shqiptar Haki Çako në nëntor 2016 në Tiranë”, thuhet në të.
Duke iu referuar shifrave, theksohet se nga janari i vitit 2016, më shumë se 15.5 tonë hashash janë sekuestruar në territorin grek, prej të cilave 6.8 tonë vetëm në 6 muajt e fundit.
Sipas gazetes, përveç hashashit, mafia shqiptare trafikon edhe heroinën e kokainën që vijnë nga Afganistani, Turqia, apo vendet e Amerikës Latine, me destinacion më pas shtetet e Europës Juglindore.
Pjese e raportit është edhe trafiku i qenieve njerëzore dhe veçanërisht vjedhjet. Sipas raportit policia greke, i përshkruan këta kriminelë si tepër të dhunshëm, të pamëshirshëm, që nuk ngurrojnë të përdorin armët dhe të marrin jetë, ndërsa ka informuar shpeshherë edhe organet shqiptare për aktet kriminale të regjistruara në vend.
Në raport theksohet edhe se nga viti 2010 deri në 2015-ën janë zbardhur rreth 16.750 vjedhje dhe bastisje shtëpish me autorë kriminelë shqiptarë, 3.158 vjedhje makinash, 4.347 çështje trafikimi droge dhe 478 vrasje.
Me tej, thuhet se viktima të këtyre rasteve kriminale nuk kanë qenë vetëm greket, por edhe një numër i madh shtetasish shqiptarë që jetojnë në Greqi. /BalkanWeb/

Post navigation

Previous: Berisha zbardh pergjimet e droges: Kush eshte “me i madhi” qe merr parate ne Tirane
Next: Gazetari i njohur: Jam i zhgenjyer, por nuk do te iki nga Shqiperia

TË FUNDIT

shkresa doreheqja tonin gjuraj 2026

DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij

ShkodraWeb 11 June, 2026
berisha dash 2026

“DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën

ShkodraWeb 11 June, 2026
evi kokalari berisha non grata 2026

“Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro

ShkodraWeb 11 June, 2026

TË FUNDIT

  • DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij 11 June, 2026
  • “DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën 11 June, 2026
  • “Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro 11 June, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Nga Spanja tek Franca e Argjentina, super kompjuteri bën parashikimin për fituesit… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Do të luhen 50 miliardë dollarë, rekord bastesh për 2026, rritje e madhe nga “Katar 2022” 11 June, 2026
  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
  • “Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana 11 June, 2026
  • DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat 11 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shkresa doreheqja tonin gjuraj 2026

DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij

ShkodraWeb 11 June, 2026
berisha dash 2026

“DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën

ShkodraWeb 11 June, 2026
evi kokalari berisha non grata 2026

“Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro

ShkodraWeb 11 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK…

ShkodraWeb 11 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.