Aksident ne aksin qe lidh me aeroportin, dy makina perplasen koke me koke

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Rinasit, ku kanë mbetur të plagosur disa persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, teksa një automjet tip “Benz A-Class” është përplasur me një tjetër makinë “Benz” model 220. Si pasojë e përplasjes njëri nga mjetet ka përfunduar në një fushë në anë të rrugës, ndërsa mjeti tjetër në kanal.
Dëshmitë e para nga vendngjarja thonë se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur disa persona, të cilët janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lëvizjes së mjeteve. Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. /BalkanWeb/