Foto/ Ishte nisur drejt Velipojes per koncert, reperi i njohur peson aksident

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë së hënës në tunelin e Kalimashit, në të cilin është përfshirë reperi i famshëm shqiptar Asdren Gjikolli, i njohur ndryshe me emrin e skenës Gjiko. “Telegrafi” bën me dije se makina e reperit është përplasur me një kamion në brendësi të tunelit, ndërkohë që ai udhëtonte drejt Velipojës ku do të mbante një koncert.
Nuk dihet ende gjendja e reperit, i dashuri i Elita Rudit, ndërkohë që dallohet se makina e tij është dëmtuar rëndë. Fansat e reperit janë shqetësuar për këtë ngjarje të rëndë, e sidomos ata që po e prisnin me padurim koncertin e tij në Velipojë.