Pas arrestimit të punonjësve të Bashkisë së Shkodrës dhe militantëve për ngjarjen në shkollën “Shejnaze Juka”, ish-deputetët e PD-së zhvilluan një takim me drejtorin e Policisë së Shkodrës. Në përfundim të takimit, ku ishin ish-deputetët Gurakuqi, Ulqinaku dhe Lorenc Luka, kryetari i PD-së në Shkodër, Amulli kishte një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama.
“I kërkuam drejtorit të mos bëjë ndalime politike. Distancohemi nga d.huna. Rama mos të mendojë të vijë nesër në Shkodër se do përballet me protesta nga me të ndryshmet” deklaroi ai. Ndërsa Romeo Gurakuqi mohoi që të kishte një urdhër për arrestimin e ish-deputetit Bardh Spahia. “Nuk ka urdhër ndalimi për ish deputetin Spahia. Duhet të respektohet autonomia vendore” deklaroi ai.