
Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer në akuza në drejtim të Partisë Demokratike, dhe LSI-së, si dhe dy liderëve të këtyre partive, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhit. Ai ironizoi ata, duke i etiketuar si ‘motra dhe vëllai’.
“Edhe miku im Lulzim Basha këtu, pasi bëri një akt lidershipi në 18 maj, e mohoi se u tremb nga frëngjitë e Jozefinës dhe Patozit, u tremb nga ofiqarët e SHQUP dhe u kthye atje ku është më rehat atje ku është çdo njëri prej jush, tek çadra. E mohoi dhe ripohoi politikën shurdhe dhe qorre dhe ju ka katandisur juve në gjysma gjel. Miqtë e LSI qetësinë dhe dashurinë e linjës së vjetër e kanë zëvendësuar me linjën e re në ‘llafazanëri’ dhe kjo është bërë ‘bir o Luli nënës kë të qajë më parë’ ty apo ‘motrën’?!. Kë të qash më parë, vëllain apo motrën, që halli i ka bërë bashkë nga ky dëgjohen thirrje bombastike se si të luftoj krimin dhe drogën.”, tha Rama.