Gjatë ditës së sotme në ‘Komunikimin Javor’ në Facebook kryeministri Edi Rama përcaktoi objektivat për gjithë pjestarët e kabinetit të ri qeveritar.
Rama tha se objektiv mbetet çelja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, ndërsa i bëri apel ministrave dhe zv. ministrave që vizioni i tyre të udhëheqë skuadrën.
Pas kësaj kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në ‘Facebook’ me të gjithë kabinetin e ri qeveritar të cilën e ka konsideruar si foton e ditës.