Rama mbledh kryesinë e PS, ja për çfarë do diskutohet…

Partia Socialiste do të mbledh sot Kryesinë për herë të parë për vitin 2019 ku do të diskutojnë rreth situatës politike në vend. Mësohet se në këtë mbledhje do të diskutohet dhe për çështje organizatave të PS në funksion të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Pritet dhe diskutim mbi situaten aktuale politike pas perplasjeve kryeministri-presidence mbi çështjen e ministrit te Jashtëm.

Kujtojmë që mbledhja e fudnit e Kryesisë së PS ishte në datën 29 dhjetor të vitit të kaluar, ku sërish u diktua në lidhje me zgjedhjet lokale të 30 qershorit por dhe për ngritjen e strukturave të reja të partisë.