Kryeministri Rama i është rikthyer sërish sot sërish nismës së mbylljes së pikave të basteve nga janari i vitit të ardhshëm. Reagimi i shefit të qeverisë vjen pas akuzave se me mbylljen e lokaleve ku luhen baste, do lulëzojnë bastet online. Shefi i qeverisë ka zgjedhur që në këtë reagim në Twitter të përdorë një emoji mjaft fyes, atë të “gishtit të mesit”, ndaj të gjithë atyre që u shprehën se qeveria Rama do favorizojë një monopol online për të zëvendësuar pikat e basteve që do mbyllen.
Postimi i Edi Ramës në Twitter:
“Paratë e zeza të basteve po derdhen kazaneve për të jashtëqitur llafin se kjo u bëka që të mbetet një monopol online!Këtë për çudi s’e paska Taulanti. Mos u lodhni kot, bastet s’i shpetoni dot më! Edhe bastet edhe ky monopoli online do vdesin për Vit të Ri. Amanet dëshmitarin X.”.