Edi Rama ka deklaruar në “Top Story” se Gramoz Ruçi do të jetë në krye të Parlamentit të ri, pasi Ilir Meta u betua President.
Për mua 100 për qind po! Tani shpresoj mos kem telefonatën pas emisionit që të më thotë, prit se nuk më ke pyetur mua,- u shpreh Rama.
Është mësuar se Ruçi nuk dëshiron ta mbajë këtë post, pasi sipas tij duhet t’u lihet rrugë e hapur të tjerëve dhe ai vetë do të mjaftohet me mandatin 4-vjeçar në qytetin e Fierit.
Koordinator në zgjedhjet e 25 qershorit për PS dhe me një karrierë të gjatë politike, Ruçi ka luajtur një rol kryesor në parti.
Emri tjetër i përfolur është Pandeli Majko, një tjetër deputet i rëndësishëm i Partisë Socialiste me një karrierë prej 28 vitesh në Parlament.
Pritet për t’u parë nëse Rama do t’ia mbushë mendjen Ruçit për të marrë postin që ai ka menduar për të.