Ditën e sotme në një takim të mbajtur në mjediset e Ministrisë së Brendshme me oficerë të policisë së shtetit si dhe në prani të Ministrit Fatmir Xhafaj, kryeministri Edi Rama foli për “të fortët me makina e shampanjë” duke përmendur edhe Klement Balilin.
“Nuk dua i dashur drejtor, të na përmendë ambasadorja e re amerikane Klemend Balilin, ashtu si nuk dua të jenë në detyrë drejtorë e shefa, në zona, ku uniforma vihen në diskutim dhe makinat e pordhës së tyre, po as nga kundërvajtësit që gërryejnë lumenj, presin pemë, hedhim inerte. Qoftë për të kapur Klement Balilin, për të gonxhuar të fortë të tjerë”, u shpreh ai.
“Policia rrugore ka një plan shumë të mirë në tryezë për një reformë që do e çojë përpara. Tre vjet kohë kemi për të arritur objektivin. Policë nuk shikon në asnjë rrugë të evropës, akoma me fletë gjobash që shkruhen me dorë, kamerat e trupit, të rrugë, radiot sipas planit të ri, mund të jetë justifikime për të gjitha këto, kjo këtu e kjo aty, por këto gjëra duhen bërë me maksimumin e shpejtësisë, duhet fokus,
Dinjitet është të mos e pranojmë dot asnjë që vesh uniformën tuaj dhe del nga shtëpia që komunitet tona të kenë problem kur del nga shtëpia një i fortë, por të garantojnë që çdo i fortë të ketë problem.
Çdo familje të jetë si në shtëpi të vet në çdo hapësirë publike, kurse të fortëve klubet, parqeve t’iu duken dhe i huaj dhe të maten mirë kur hedhin hapin dhe hapin gojën.
As si gjobëvënës, as si konsumator shampanjash të shtrenjta në mes të bllokut.
Nuk dua i dashur drejtor, të na përmendë ambasadorja e re amerikane Klemend Balilin, ashtu si nuk dua të jenë në detyrë drejtorë e shefa, në zona, ku uniforma vihen në diskutim dhe makinat e pordhës së tyre, po as nga kundërvajtësit që gërryejnë lumenj, presin pemë, hedhim inerte.
Qoftë për të kapur Klement Balilin, për të gonxhuar të fortë të tjerë”, u shpreh ai.