Skip to content
14 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

RAMA 2/ Monika Kryemadhi: Shqiperia po shkon drejt humbetires se pandalshme!

ShkodraWeb 27 August, 2017
Nuk ka vonuar as reagimi i Monika Kryemadhit, kryetare e LSI-se per kabinetin e ri qeveritar te propozuar nga kryeministri Rama. Qe ne komentin e pare, Kryemadhi eshte shprehur mjaft kritike, teksa ka paralajmeruar protesta. Kryemadhi shkruan ne profilin e saj ne Facebook: “Forcë e re qeverisëse?! ??
E vetmja gjë e re, në këtë qeveri të re me qeverisje të vjeter, do të jetë fakti se Shqipëria po shkon drejt humbëtirës së pandalshme! Dhe jo vetëm ekonomike, por edhe shpirtërore.
Sepse “Qeveria e re” e kryeministrit të vjetër, me votat e blera nga paratë e krimit nuk është dhe nuk do të jetë më gjë tjetër tashmë, përveçse një instrument me pak ministri ku secila do të ketë si komanduese të saj, bandën perkatëse që grabiti me “sukses” votat.
Sepse vetëm kështu mund t’iu shpërblehet “mundi” dhe “sakrifica” e kriminelëve dhe trafikantëve që përfshiu në Zgjedhjet e 25 Qershorit, kryeministri i ardhshëm.
Frika që ka, nga ajo çfarë ai ka gatuar, është tashmë e pranishme në çdo veprim te tij. Frikë që ai mendon ta largojë, duke i mbushur mendjen vetes se ky popull nuk kupton dhe se nuk ka as kujtesë, as sy dhe as mendje të shëndoshë për të gjykuar.
Kjo është qesharake, por edhe e dhimbshme, kur sheh se deri ku shkon humori dhe tallja e tij me shqiptarët.
Vetëm dje oligarkët morën në telefon gjithë portalet për të hequr artikuj për aferat e ministrave të qeverisë së tij të djeshme, me kompanitë ruse të biznesit dhe jo vetëm, në kurriz të shqiptarëve! Eh, sa do të dëgjojmë dhe do të shikojmë!
Por për një gjë jam e bindur, se revolta e madhe popullore do të fillojë së pari, nga vetë socialistët!
Madje edhe nga vetë policët dhe nga të gjithë ata, që u përdoren si transportues të parave të krimit për blerjen e votës.
Sepse në fund të fundit, ndërgjegjja është diçka që nuk blihet as shitet përfundimisht, por rri e strukur dhe shpërthen kur krijohen kushtet e duhura!
Prandaj protesta, indinjata, zhgënjimi dhe klithma e popullit do jetë makthi i tij dhe forca jonë. ?“. /ShkodraWeb/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: RAMA 2/ Reagon Berisha: Qeveria e Norieges si lukuni e tepsise, bije e krimit, vjedhjes dhe kleptokracise!
Artikull pasardhës: “Rama 2”, konfirmohet suksesi i kabinetit te pare te “Rilindjes”?!

TË FUNDIT

arbnori topalli 2026

Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
gurakuqi karakaci 2026

NGA ROMEO GURAKUQI – Ministrat edhe drejtues politikë, një praktikë që duhet të anullohet menjëherë

ShkodraWeb 6 April, 2026 0
osmani mesazh largimi 2026

VIDEO – “Republika s’është instrument, është amanet”, pas largimit nga Presidenca, Vjosa Osmani jep mesazhin

ShkodraWeb 4 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
  • Motomjeti i paidentifikuar përplas 47- vjeçarin tek “Prek Cali” në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital 13 April, 2026
  • OPINION – Rrëzimi i Viktor Orban pas 16 viteve në Hungari dhe analogjitë deri tani të pamundura në Shqipëri 13 April, 2026
  • NGA NIKOLIN GURI – Milionat e Katedrales dhe heshtja mbi Kishën e Prekalit… 13 April, 2026
  • Kamionistët e Malit të Zi sërish protestë 3- ditore, bllokohet qarkullimi i mjeteve të rënda nga Shqipëria 13 April, 2026
  • Policia e Shkodrës procedon penalisht 6 tifozë të Teutës, dëmtuan stolat dhe i hodhën në fushën e “Loro Boriçi” 13 April, 2026
  • VIDEO – Zëvendëskryeministrja Koçiu inspekton punimet, rruga Zogaj- Shirokë drejt përfundimit… 13 April, 2026
  • NGA GJERGJ LEKA – Koha të kthejmë sytë edhe jashtë mureve të kryeqytetit, “Bilbilat…” spektakël magjik 13 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 prill 2026… 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

Eric Wendt

Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan…

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
kole kola polic 2026

IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
full hd.03_06_25_11.Still043

VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
pogradeci

50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.