NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

“Që Rama GËNJEN nuk është më lajm as për të huajt”, Presidenti Meta i përgjigjet menjëherë kryeministrit për platformën…

Pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk kishte marrë asnjë platformë nga presidenti Ilir Meta, ky i fundit e akúzói atë publikisht se po gënjen.


Përmes një statusi në ‘Facebook’ Meta theksoi se në 8 prill ia ka depozituar platformën për Integrimin Europian ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim.

“Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është FAKT. Që Rama GËNJEN nuk është më lajm as për të huajt”, shkruan Meta.