Skip to content
7 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Puka feston blerjen e votës”, Rudina Dembacaj i përgjigjet Berishës: E kuptoj që jam efekt kolateral i halleve tuaja…

ShkodraWeb 25 May, 2021
frroku dembacaj berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi sot një denoncim të atij që ai e quan qytetari dixhital, i cili fliste për një shfaqje teatrale në Pukë, mbajtur në një sallë të mbushur plot dhe pa distancim fizik të pjesëmarrësve.

Qytetari dixhital përmend në statusin e publikuar nga Berisha edhe aktoren Rudina Dembacaj, e cila është pjesë e shfaqjes që është dhënë në Pallatin e Kulturës në Pukë.

“Puka feston blerjen e votes! Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb”, komenton Berisha dhe më poshtë publikon mesazhin që i ka ardhur nga denoncuesi:

“Mirëmbrëma z.Berisha ! Dua të denoncoj një rast : sot në qytetin e Pukës,në pallatin e kulturës të këtij qyteti,në ambjent të mbyllur,është organizuar një shfaqje teatrale,me pjesmarrjen e Rudina Dembacaj,bashkëshortja e Mark Frrokut,me grupin e saj teatral !! në orë 11 paradite,fëmijët janë nxjerrë nga mësimi,dhe pa dijeninë e prindërve,i kanë quar në shfaqje,ku salla ka qenë e mbushur plot,pa respektuar asnjë lloj distance dhe pa maska,në orën 19,po ky grup teatral,ka dhënë shfaqje për të rriturit,ku dhe aty,salla ka qenë e mbushur plot e përplot ,pa respektuar këtu asnjë lloj mase mbrojtëse !! unë e di që akoma nuk janë hequr kufizimet,pasi ne në rrugë,policia na gjobitë ç’do dite për maska mbrojtëse !!…anonim të lutem…”, shkruan mesazhi.

Por publikimi i këtij statusi, ka shkaktuar edhe reagimin e aktores Rudina Dembacaj, e cila është përgjigjur për ish-kryeministrin Sali Berisha duke e përmendur me emër këtë të fundit dhe thotë se e ‘kanë mashtruar’ lidhur me rastin në fjalë.

“Unë jam malsore dhe nëse do ju kishin informuar më shumë mbi profilin tim ndoshta do ju vinte më natyrale të më përgëzonit e jo të më përdornit emrin pa të drejtë.

Një analizë mllefit të anonimit mbase dhe duhet t’ja kishit bërë pasi edhe në foton që ju vetë keni publikuar nuk ka asnjë organizim me fëmijë.

Z. Berisha, nuk po e marr shumë seriozisht këtë status se kuptoj që jam efekt kolateral i halleve tuaja, por kur të jemi sërish me data të sigurta të shfaqjes do ju ftojmë të na shihni personalisht se mbase ju ndihmojmë ta kaloni me të qeshura dhe ngarkesën tuaj negative”, shkruan Dembacaj.

REAGIMI I PLOTE I RUDINA DEMBACAJ

I painformuar Z. Anonim i Z. Sali Berisha,
I mashtruari Z. Berisha,

Nuk kthej kurrë përgjigje për statuse të çdo lloji që kam ndeshur, jo se nuk i lexoj, por sepse mendoj që ky vend është i mbushur me shumë mllef që ti shtohem dhe unë.

Kam zgjedhur humorin dhe këtë mund ta dëshmojnë spektatorët e 158 shfaqeve të deritanishme të Boeing-Boeing. Do doja shumë që këtë shfaqje ta shihnin të gjithë dhe kemi bërë jo pak sakrifica për t’ja dalë mbanë.

Z. Berisha po të ishte i bindur se votat paguhen me të qeshura do kishte investuar më shumë në kohën e tij dhe ndoshta nuk do kishte humbur kurrë, por e vërteta përtej keqpërdorimit të një komedie është se njerëzit nuk jetojnë vetëm për politikën, të gjithë kemi nevojë të qeshim e të gëzojmë.

Kjo shfaqje nuk është një monolog i Rudina Dembacaj e as nje duo me Mark Frrokun. Është produkt i një kasti të mrekullueshëm profesionistësh zgjedhur nga një regjizor i nderuar.

Jam e nderuar për familjen dhe burrin që kam në krah, për dashurinë që kemi për Pukën dhe gjithë Malësinë dhe do ta tregojmë sa herë që mundemi me kulturë apo dhe turizëm. Po ju çfarë bëni??!!

Unë jam malsore dhe nëse do ju kishin informuar më shumë mbi profilin tim ndoshta do ju vinte më natyrale të më përgëzonit e jo të më përdornit emrin pa të drejtë.
Një analizë mllefit të anonimit mbase dhe duhet t’ja kishit bërë pasi edhe në foton që ju vetë keni publikuar nuk ka asnjë organizim me fëmijë.

Z. Berisha, nuk po e marr shumë seriozisht këtë status se kuptoj që jam efekt kolateral i halleve tuaja, por kur të jemi sërish me data të sigurta të shfaqjes do ju ftojmë të na shihni personalisht se mbase ju ndihmojmë ta kaloni me të qeshura dhe ngarkesën tuaj negative.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: LISTA – Pas tërheqjse në Gledis Çelikut, kush do të vazhdojë mandatin e Tom Doshit pas dorëheqjes së tij…
Artikull pasardhës: Shifrat e pandemisë në vend në shifra të ulëta, Ministria e Shendetësisë jep të dhënat e 24 orëve të fundit

TË FUNDIT

besnik gegolli

VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
7 marsi mond ndou 2026

VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët”

ShkodraWeb 7 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë 7 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital 7 March, 2026
  • VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët” 7 March, 2026
  • VIDEO – “Në Vlorë për fitore me Flamurtarin”, Sherif Kallaku i Vllaznisë vlerëson ekipin vlonjat… 7 March, 2026
  • Zjarri aksidental përfshin banesën në Shkodër, digjet plotësisht shtëpia e 67- vjeçarit në lagjen “Partizani” 7 March, 2026
  • Policia e Shkodrës arreston 24- vjeçarin, i riu akuzohet se ushtroi dhunë ndaj babait të tij… 7 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • Caktimi i datës së zgjedhjeve të reja, Osmani mbledh krerët e partive, bojkoton kryeministri Kurti… 6 March, 2026
  • “Vetëvendosje!” kundër shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, do të dërgojë dekretin e Osmanit në Kushtetuese 6 March, 2026
  • ANALIZA – Situata në Baks- Rrjoll mund të kalojë nga çeshtje pronash në “larje hesapesh” mes individëve… 6 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

besnik gegolli

VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
7 marsi mond ndou 2026

VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët”

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
kallaku vlora 2026

VIDEO – “Në Vlorë për fitore me Flamurtarin”, Sherif Kallaku i Vllaznisë vlerëson ekipin vlonjat…

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.