PSG ka shkaterruar ne kuptimin e plote te fjales gjermanet e Bajern Munih. Francezet kane dominuar takimin perballe nje ekipi pa fantazi, pa sulm dhe madje edhe pa gjakftohtesi ne organizimin e aksioneve. Mbape, Nejmar dhe Kavani kane dhuruar spektakel me lojen e tyre, sidomos ne fazen e kundersulmit te shpejte dhe ne cdo rast, PSG ka qene e rrezikshme perballe nje mbrojtjeje te corientuar te Bajern. Goli i pare i francezve ka ardhur me Dani Alves ne minuten e dyte te takimit, ndersa 45 minutat e para jane mbyllur 2-0 me golin e dyte te shenuar nga Kavani ne minuten e 31. Goli i trete i PSG mban firmen e Nejmar ne minuten e 63. Zevendesimet e gjermaneve dhe futja ne loje e Roben, nuk sollen asnje ndryshim. I gjithe takimi perfundoi 3-0 per mikpritesit, ndersa Bajern tregoi se nuk ka shkelqimin e viteve te kaluara. /ShkodraWeb/