
Manchester United arriti të fitonte edhe në takimin e dytë të Ligës së Kampionëve. Djajtë e Kuq triumfuan në transfertë kundër skuadrës ruse të CSKA Moskës me rezultat 4-1. Ky rezultat ka kënaqur pa masë trajnerin e skuadrës angleze, Jose Mourinho. Ky i fundit është tallur në mënyrë ironike duke thënë se nuk ishte ndeshje si në video-lojërat e PlayStation. “Ne jemi këtu. Nuk ishte sonte futboll i PlayStation-it, por pak relaks”, tha trajneri portugez.
United zë vendin e parë të grupit A, ndërsa CSKA ka tre pikë, po aq sa ka edhe Baseli i vendit të dytë, i cili shkatërroi Benfikën 5-0.