Kryebashkiakja Voltana Ademi ka vizituar ekipin e baksit te Vllaznise ne prag te kampionatit kombetar. Qytetarja e pare e Shkodres ka bashkebiseduar me trainerin e njohur Zef Gjoni, ndihmesit e tij si dhe boksieret. Ademi ka shkrekur edhe disa foto nga kjo vizite, te cilat jane publikuar ne faqen zyrtare te Bashkise Shkoder ne Facebook te shoqeruara me shenimin: “Sportistët e ekipit të boksit “Vllaznia” nesër do jenë sërish në ring. Ekipi dhe trajnerët synojnë titullin e 21-të kampion duke treguar edhe njëherë vlerat e sportive siç kanë bërë përgjatë gjithë këtyre viteve. Sot ata shprehën besim se do ia dalin edhe këtë herë të triumfojnë ndaj të tjerëve. Një titull i ri “Kampion” përbën një rezultat historik për Sportklub “Vllazninë”, për tifozerinë dhe për Shkodrën. Suksese në këtë sfidë!??.”. /ShkodraWeb/