Skip to content
20 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Analizë

Pse vendimi i PS e vështirëson, por nuk e pengon hetimin ndaj Tahirit

ShkodraWeb 26 October, 2017
precZogaj840

NGA PREÇ ZOGAJ

Për shumicën e njerëzve duket e vështirë të shmangin një qasje prokurorësh apo gjyqtarësh ndaj një skandali tepër të rëndë si ky që ka tronditur jetën politike-institucionale të vendit tonë këto ditë. Megjithëse një qasje e tillë nuk hijeshon askënd që nuk është i këtij zanati. Por është natyra e skandalit që përligj deri diku këtë interferim në sinorët e drejtësisë. Droga dhe politika u bënë një binom gjatë qeverisjes Rama-Tahiri. U bënë dy anë të së njëjtës medalje.

Me drogë është bërë politikë. Me politikë është bërë drogë. Kjo simbiozë njohu një moment kulmor në zgjedhjet e 25 qershorit të këtij viti. E gjithë bota e narkotrafikut dhe krimit në tërësi u rreshtua si një forcë elektorale komplementare apo e integruar brenda strukturës elektorale të Ramës.

Duke blerë vota dhe duke kërcënuar zgjedhësit e partive të tjera. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë njerëzit e botës së krimit, të dënuar apo të dëbuar nga vendet e BE-së mjaft prej tyre, por edhe shumë të tjerë që kanë shirë e shijnë siç u ka qejfi në atdhe, vepruan si forcë elektorale e mirëfilltë, duke marrë në patronazh zona të caktuara si përfaqësues të Partisë Socialiste. Përgjimet dhe arrestimet nga Prokuroria italiane të bandës së Habilajve të Vlorës janë një provë dhe një ilustrim par excellence i kësaj që nënvizuam më lart.

Por janë vetëm një pjesëz e panoramës së zezë të ortakërisë, si në një shoqëri aksionere, të krimit dhe politikës. Tonelatat e drogës dhe milionat e hedhura për blerjen e votave- fakte të matshme me shifra thuajse të sakta- tregojnë qartë se bandat dhe kumbarot e tyre në Qeveri, në Parlament, në Polici dhe institucione të tjera të rëndësishme janë shumë, shumë. Ajo që thotë njëri prej narkotrafikantëve të përgjuar “mos ka mbetur në radhët e policisë ndonjë bastard që zbaton ligjin e shtetit e nuk e dimë ne”, është simbolika tronditëse e zbatimit të ligjit si përjashtim dhe jo si rregull nga shërbëtorët dhe funksionarët e shtetit.

Nakotrafikantët e bandës së Habilajve kanë përmendur disa herë në bisedat e tyre të përgjuara emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Nga teksti dhe konteksti i bisedave të bëra publike mund të dyshosh në vërtetësinë e ndonjë shifre të ekzagjeruar, por përjashtohet përmendja prej tyre e emrit të ministrit për t’iu mburrur njëri-tjetrit. Në të kundërtën, me sa kemi lexuar, narkotrafikantët duken diskretë kur bie fjala për ministrin. Hetimet e thelluara në Itali dhe në Shqipëri do të sjellin qartësi të plotë për këtë çështje kyçe.

Debati i ditëve të fundit, që kulmoi dje në Kuvend, u fokusua në pikën si të hetohej deputeti Tahiri: në gjendje arresti apo në gjendje të lirë. Socialistët votuan kundër dhënies së autorizimit për arrestimin e tij. Nga një pikëpamje, për shkak të interesit politik që ngërthen pashmangshëm kjo çështje, vendimi i shumicës socialiste duket se mund ta frenojë apo dekurajojë Prokurorinë. Kjo nuk duhet të ndodhë. Prokuroria e ka për detyrë ta çojë deri në fund zbardhjen e kësaj afere pa precedentë. Vendimi i Grupit socialist e vështirëson në rastin më të mirë, por nuk e pengon hetimin.

Zbardhja e plotë e së vërtetës është në interes edhe të zotit Tahiri, nëse ai beson realisht në pafajësinë e tij penale. Ai ka thënë një gjë të rëndësishme kur deklaroi se nuk kërkon mbështetje të tipit ta falim edhe kësaj radhe. Parlamenti ka tagrin të heqë me ligj çdo formë të imunitetit parlamentar- gjë që nuk duhet bërë me frymëzimin e një ngjarjeje korente. Parlamenti ka gjithashtu tagrin të falë. Tagrin për të provuar e dënuar veprimet kriminale të zyrtarëve të lartë e kanë Prokuroria dhe gjykatat.

Këto veprime as zbulohen, as provohen lehtë. Rrallë ndodh që politikanët e nivelit të lartë të kapen me presh në duar, siç thotë popullit. Jurisprudenca ka krijuar ndërkaq (jo vetëm për politikanët sigurisht) deliktin e mosveprimit që lejon, mundëson, nxit dhe ndihmon kryerjen e krimit. Mosveprimi nuk është kurdoherë dhe automatikisht vepër penale. (Akuza duhet të provojë ligjërisht lidhjen midis subjektit që ka pasur detyrë të veprojë dhe krimit të kryer).

Por mosveprimi me pasoja në rendin publik, në stabilitetin politik, në ekonomi e të tjera i zyrtarëve të lartë është kurdoherë i dënueshëm politikisht dhe moralisht, deri në humbje të së drejtës për të qëndruar në karrigen ku janë ulur. Unë nuk mund të them a janë apo nuk janë për burg Kryeministri, ishministri i Brendshëm dhe sa e sa oficerë e zyrtarë të lartë, që me veprimet dhe mosveprimet e tyre e shndërruan Shqipërinë në një kartel droge me impakt elektoral në zgjedhjen e deputetëve dhe qeverisë.

Por që pikërisht për veprimet dhe mosveprimet e tyre nuk janë për karriget që mbajnë, këtë mund ta themi me plot gojën. Sa herë është denoncuar në Kuvend, në media dhe në tribuna publike nga opozita dhe shefi i saj Lulzim Basha banda e Habilajve dhe lidhja e tyre me ish-ministrin e Brendshëm?

Sa herë është denoncuar me emra, me zona dhe me shifra konkrete kanabizimi i vendit, promovimi i narkotrafikantëve në politikë, emërimi i tyre në poste me rëndësi, mbështetja e tyre deri me logjistikë policore për të kultivuar e trafikuar drogë? Qindra herë. Zyrtarët e PD-së kanë shkuar vetë në parcelat e drogës dhe kanë denoncuar prej atje fenomenin, siç ka bërë, për shembull, deputeti Ervin Salianji.

Si nuk mendoi një sekondë, si nuk u ndal një sekondë zoti Rama te këto denoncime, por një e dy “po hedhim baltë mbi arritjet tona”, një e dy “harruan Lazaratin e tyre, harruan Gërdecin e tyre, harruan 21 janarin e tyre”, duke u dhënë në këtë mënyrë një mbështetje të jashtëzakonshme narkotrafikantëve dhe krimit në përgjithësi. Çfarë ka menduar Rama? Që nuk do të kapeshin? Që mund ta fuste minaren në thes?

Që mund të licencojë krime duke evokuar krime për të cilat gjykatat janë shprehur dhe mund të shprehen përsëri sa herë të ketë fakte dhe padi të reja, të cilat qeveria e tij ka pasur e ka kohë t’i depozitojë në organin e akuzës, por nuk e ka bërë ose sepse nuk ka fakte të reja, ose sepse gjithë çfarë i intereson këtu është të zhurmojë krimet e veta. Qëndrimi herë shpërfillës dhe më shpesh i egër i Ramës ndaj denoncimeve të opozitës është shprehje jo thjesht e mosveprimit, por edhe veprimit të tij për të mbytur çdo zë kundër kanabizimit masiv dhe lidhjeve të trafikantëve me pushtetin e tij. E njëjta gjë me ata pak oficerë që kanë guxuar të flasin.

Rasti i oficerit Dritan Zagani e shpjegon me mënyrë emblematike pozitën e Ramës me kompani ndaj krimit me lidhje qeveritare. Në vend që të merren me denoncimin dhe të denoncuarit, duke bërë sigurisht verifikimet përkatëse, këta merren dhe hakmerren me denoncuesit, u vënë bishta denoncuesve, qëmtojnë në jetën e tyre, me farën e vogël të ndonjë të vërtete rrisin pemën e madhe të gënjeshtrës, si e si që t’u mbyllin gojën, a thua se e keqja luftohet me engjëj, duke harruar se Perëndimi, antimafia, ka institucionalizuar deri edhe pendimin e mafiozëve për të luftuar mafien. Demonizimi i denoncimit është një akti tipik i arsenalit të mafies…

Kjo histori ka ndodhur në Shqipërinë e viteve 2015-2017. Organet e drejtësisë caktojnë përgjegjësi penale. Unë nuk mund të flas për këtë lloj përgjegjësie. Por përgjegjësia politike e Ramës dhe qeverisë së tij në gjithë këtë histori të shëmtuar rezulton e përmbushur deri ku nuk mban më.

Kjo është një përgjegjësi që ka dhënë efekte në kompozimin e Kuvendit të Shqipërisë, në krijimin e një shumice fiktive me mandate të blera e të ndotura nga bota e krimit. Pra nuk mund të kalohet me një falje të thjeshtë. Duhet kthimi i mallit të vjedhur, siç thuhet në gjuhën e popullit. Lëshimi i karrigeve është hapi i parë. Shpërbërja e gënjeshtrës ku ka jetuar vendi prej kaq kohësh sapo ka nisur.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Berisha e denoncoi permes “qytetarit dixhital”, policia arrestoi sot “te fortin” e Shkodres
Artikull pas: Basha takim me Lu dhe Vlahutin pas deklarates se diplomatit amerikan per ceshtjen “Tahiri”

TË FUNDIT

berisha zaloshnja zgjedhje 2025
  • Analizë

NGA EDUARD ZALOSHNJA – 1 qark dhe 11 ish-minibashki rrëzuan 6 alibi…

ShkodraWeb 2 June, 2025
sali berisha redi shehu 2025
  • Analizë

NGA REDI SHEHU – Një braktisje plebishitare…

ShkodraWeb 22 May, 2025
blendi kajsiu analize edi rama 2025
  • Analizë

NGA BLENDI KAJSIU – Një analizë politike e fitores së Edi Ramës dhe Partisë Socialiste…

ShkodraWeb 21 May, 2025

TË FUNDIT

  • FOTO – Muzeu i Vllaznisë nga ide tashmë në zbatim, zhvillohet në bashki takimi i parë konsultativ… 20 June, 2025
  • Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor publik të Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 20 June, 2025
  • “Duan të më mbajnë me zor çift me Kryemadhin “, SPAK zbuloi tjetër episod korrupsioni, Meta reagon nga burgu 20 June, 2025
  • VIDEO – UNISHK dhe “Mjekësia” marrëveshje bashkëpunimi, “Doktoraturë” edhe në “Luigj Gurakuqi”… 20 June, 2025
  • “Po vjen diçka e madhe…”, KF Vllaznia po përgatit një surprizë për të gjithë tifozët, brenda e jashtë vendit 20 June, 2025
  • Tre të shoferë të rinj, në telashe me policinë në Shkodër, një arrestohet, dy procedohen penalisht… 20 June, 2025
  • “Ka rënie të standardit në shërbimin e pastrimit”, kryebashkiaku Beci: Kompania të përmirësojë urgjent situatën 20 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 20 qershor 2025… 20 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 20 qershor 2025… 20 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 20 qershor 2025… 20 June, 2025
  • FOTO – “Dy projekte do të realizohen së shpejti për Bogën”, kryebashkiaku Tonin Marinaj: Shumë i lumtur… 19 June, 2025
  • VIDEO – Nis pastrimi i liqenit të Shkodrës nga mbetjet bimore, kryebashkiaku Beci publikon pamjet… 19 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

takim muzeu sport bashkia shkoder 2025
  • Kryesore

FOTO – Muzeu i Vllaznisë nga ide tashmë në zbatim, zhvillohet në bashki takimi i parë konsultativ…

ShkodraWeb 20 June, 2025
flamuj
  • Anëmbanë

Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor publik të Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

ShkodraWeb 20 June, 2025
meta kryemadhi post presidence foto 1
  • Kryesore

“Duan të më mbajnë me zor çift me Kryemadhin “, SPAK zbuloi tjetër episod korrupsioni, Meta reagon nga burgu

ShkodraWeb 20 June, 2025
gjuraj dracini doktorature mjekesi 2025
  • Aktualitet

VIDEO – UNISHK dhe “Mjekësia” marrëveshje bashkëpunimi, “Doktoraturë” edhe në “Luigj Gurakuqi”…

ShkodraWeb 20 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.