Skip to content
16 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Analizë

Kush ia vrau qetësinë Timonierit tonë

ShkodraWeb 26 October, 2017
shkullaku840

Nga Armand Shkullaku

Të shumtë ishin ata që u habitën nga çthurrja e gjuhës së kryeministrit përpara gazetarëve dhe nga shpërthimi i tij i papritur pas seancës parlamentare, që nuk lejoi Prokurorinë të vijonte me ndalimin e deputetit Saimir Tahiri. Hamendësimet e shumta për agresionin anormal të kryeministrit, që shkonin nga tronditja psiqike deri tek aversioni i tij i njohur për lirinë e fjalës, e kanë një shpjegim. Sjellja e Edi Ramës është tipike e një njeriu që shikon fundin e tij, pikërisht në momentin kur e mendonte veten më të fortë se kurrë.

Ajo që po ndodh me rastin Tahiri, është vetëm hapja e një kapaku që po nxjerr dhe do të nxjerrë zbuluar kazanin politik ku është gatuar qeverisja e Ramës për katër vite me radhë. Tahiri nuk është një rast i izoluar, që merr fund me një votim në Kuvend. Ai përbën daljen në dritë të një modeli qeverisës që ngërthen brenda vetes lidhjet politikë- krim, korrupsionin dhe përqëndrimin e pushtetit në një kupolë të vetme. Këtë fenomen, Edi Rama as nuk e kontrollon dot më nëpërmjet levave të tij të propagandës dhe as e parashikon dot se ku mund t’a ketë fundin. Kaq mjafton për t’ia rrënuar atij qetësinë, për t’ia shtuar ankthin dhe për t’a nxjerrë para gazetarëve si liderët tipikë autoritarë, që sa më shumë shohin fundin aq më tepër agresivë bëhen.

Në këtë këndvështrim duhet parë si shpërthimi i tij i fundit ndaj reporterëve që bëjnë punën e tyre, ashtu edhe fjalimi që mbajti në grupin parlamentar të PS, dy ditë përpara votimit për Saimir Tahirin. Edi Rama nuk e di nëse ka bërë mirë apo e ka rënduar pozitën e tij duke vendosur të mos e dorëzojë ish ministrin e Brendshëm. Kjo e bën nervoz dhe gati të përçartë kur duhet të flasë në publik. Në një anë përpiqet të lajë duart me Tahirin dhe në anën tjetër shtyhet nga instikti i vetëmbrojtes për t’u bërë mburojë për të. Kryeministri e ndjen se ky mund të jetë fillimi i fundit për të, por është i paaftë të drejtojë një lojë që po e luajnë të tjerët.

Nëse do e dinte që gjithçka do të mbyllej tek Saimir Tahiri, ai me siguri do t’i shkonte deri në fund qëndrimit që mbajti në ditët e para, kur çështja e ish ministrit u bë publike. Por kur mori sinjale se bëhej fjalë për një proces dhe jo për një rast të vetëm, zgjodhi të bëjë atë që dinë të bëjnë liderë të prerjes së tij sa herë që u rrezikohet pushteti. Zgjodhi sulmin ndaj prokurorisë, mediave, opozitës, komentuesve në facebook, njerëzve në rrugë, ndoshta edhe ndaj vetes së tij, që ishte kapur mat pikërisht aty ku akuzohej për vite me radhë: në lidhjen e qeverisë së tij me krimin dhe korrupsionin.

Fillimisht Edi Rama u mundua të bëjë figurën e një lideri të moderuar perëndimor, të atij që i hap rrugë drejtësisë për këdo, madje edhe për ndonjë “dru të shtrembër” që i qëllon brenda shtëpisë së tij. Ai u shfaq parimor dhe i pakompromis, ndonëse i prekej krahu i djathtë i qeverisë së tij. Drejtësi deri në fund, asnjë pengesë për prokurorinë, ishin fjalët e tij të para, të përsëritura nga papagallët e vegjël në PS. Disa kaqolë mediatikë u entusiazmuan dhe nxituan që njollën t’a shndërronin në pastërti, duke rifilluar avazin e vjetër të krahasimit me Berishën. “Ja, Rama nuk është si ai. Nuk e pengon drejtësinë, ka tjetër standart. Nuk vepron me Tahirin si Berisha me Gërdecin apo 21 janarin… është lider që respekton ndarjen e pushteteve”, ishin komentet që synonin t’a nxirrnin të papërlyer kryeministrin nga balta ku ishte llokoçitur qeverisja e tij.

Por iu desh të bënin prapaktheu, sapo kryeministri i “standartit europian” kuptoi që rasti Tahiri ishte një ingranazh që po lirohej në makinerinë e ndërtuar prej tij e që tani rrezikon të shëmbet. Përballë këtij rreziku u shfaq një Ramë tjetër. Njeriu që mbështeste drejtësinë shpërtheu në akuza politike ndaj prokurorëve: “Pas akuzave të ngritura nga Prokuroria, për hir të së vërtetës me një vrap që do kishte hutuar edhe Ben Xhonsonin, me një paraqitje komike që do kishte rrëzuar edhe Mister Beanin, kësisoj, mbase shumëkush mund ta ketë pritur, por edhe më shumë e presin që unë t’i bashkohem qëndrimit haptazi dhe ngultazi të prerë të Saimir Tahiri, kundër një gjyqi farsë, që për hir të së vërtetës i ngjan një farse të inskenuar nga amatorë, inatçinj… Në cilën epokë të gurit u gjet kurajoja për ti prerë faturën e burgut deputetit me katër fletë bakalli që do të ofendonin çdo bakall … dhe për llogari të kujt deshën t’ia shesin këtë faturë të arrestit me burg këta prokurorë”, deklaroi Rama duke aluduar më tej se dosja e prokurorisë ishte shkruar në zyrat e opozitës, se kishte një komplot politiko- mediatik prapa kërkesës së prokurorëve, etj. Paralelisht me sulmin personal, ai orientoi në sinkron edhe ata, që më parë e duartrokitën kur tha se do i hapte rrugë drejtësisë, për të nisur denigrimin personal ndaj përfaqësuesve të akuzës.

Rama mund të stërmundohet sa të dojë që të rrijë brenda kostumit perëndimor dhe t’i durojë atletet adidas që ia shtrëngojnë këmbët, por kur ndjen se i kërcënohet pushteti është i gatshëm t’i flakë ato dhe t’i shpallë luftë kujdo që e vendos përballë të vërtetës. Ai mund të mos i thotë “horr” Adriatik Llallës, por ky është një ndryshim stilistikor dhe jo thelbësor. Sepse sulmi politik ndaj prokurorëve është i njëjti reagim tipik që di të bëjë një soj politikanësh sa herë kapen në mëkat.

Kryeministri ka nisur një betejë kundër prokurorisë, mediave dhe opozitës, për t’a projektuar hallin që e ka zënë si një pasojë që i vjen nga “Fronti i së Keqes” dhe jo si krizë të qeverisjes së tij, që tashmë ka shpërthyer. Por këtë herë të gjithë e kanë të qartë se të keqen e ka brenda dhe më kot tenton t’i bëjë dalje. Ai po vepron në panik, i pasigurtë për të ardhmen e tij politike dhe për këtë duhet kuptuar. Prandaj, ndoshta nuk i duhen hequr mikrofonat kur nis e shan përçart. Shumë shpejt do të n’a shkaktojë të qeshura më shumë se mister Bini. Provojeni si fillim t’i hiqni zërin dhe t’i shihni shprehjet e fytyrës ndërsa u sulej gazetarëve përpara selisë së Kuvendit./Lapsi/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: MINUTA E FUNDIT/ 4 oficere te policise gjyqesore kontroll ne banesen e Sajmir Tahirit
Artikull pas: Ceshtja “Doshi” rinis nga e para, Gjykata e Larte shpall moskompetence dhe e kalon tek Krimet e Renda

TË FUNDIT

berisha zaloshnja zgjedhje 2025
  • Analizë

NGA EDUARD ZALOSHNJA – 1 qark dhe 11 ish-minibashki rrëzuan 6 alibi…

ShkodraWeb 2 June, 2025
sali berisha redi shehu 2025
  • Analizë

NGA REDI SHEHU – Një braktisje plebishitare…

ShkodraWeb 22 May, 2025
blendi kajsiu analize edi rama 2025
  • Analizë

NGA BLENDI KAJSIU – Një analizë politike e fitores së Edi Ramës dhe Partisë Socialiste…

ShkodraWeb 21 May, 2025

TË FUNDIT

  • FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali 15 July, 2025
  • NGA AVOKAT SOKOL DEDNDREAJ – Për Frrok Çupin dhe të ngjashmit me të…! 15 July, 2025
  • Vllaznia nënshkruan me sulmuesin e krahut, 23- vjeçari i formuar si futbollist në Belgjikë… 15 July, 2025
  • VIDEO – Shërbimet që ofrohen nga e-Albania, tashmë me asistencë falas pranë Bashkisë Shkodër… 15 July, 2025
  • VIDEO – Vllaznia niset drejt Letonisë me synim kualifikimin, drejtori sportiv Vioresin Sinani optimist… 15 July, 2025
  • VIDEO – Lirimi i hapësirave publik nis edhe në Shkodër, Policia Bashkiake shpërndan njoftimet për bizneset 15 July, 2025
  • VIDEO – “Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”, një grup aktivistësh nisen drejt Thethit për mbështetje… 15 July, 2025
  • VIDEO – Vila e fundit e mbetur në Theth nga aksioni i IKMT- së, shembet me shpërthim të kontrolluar 15 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Japin dorëheqjen tre zëvendëskryetarët, administratorët dhe drejtorët në bashkinë Vau Dejës… 15 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Punonte për hapjen e një pusi uji në Malësi të Madhe, humb jetën 55- vjeçari…(emri) 15 July, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 15 korrik 2025… 15 July, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 15 korrik 2025… 15 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

vengu shtepi arben anamali 2025
  • Aktualitet

FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali

ShkodraWeb 15 July, 2025
sokol dedndreaj frrok cupi 2025
  • Kryesore

NGA AVOKAT SOKOL DEDNDREAJ – Për Frrok Çupin dhe të ngjashmit me të…!

ShkodraWeb 15 July, 2025
edon murati vllaznia 2025
  • Aktualitet

Vllaznia nënshkruan me sulmuesin e krahut, 23- vjeçari i formuar si futbollist në Belgjikë…

ShkodraWeb 15 July, 2025
e-albania alban preka 2025
  • Kryesore

VIDEO – Shërbimet që ofrohen nga e-Albania, tashmë me asistencë falas pranë Bashkisë Shkodër…

ShkodraWeb 15 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.