Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Pse ikin shqiptaret? Nuk na e ka fajin varferia por klasa jone e qelbur politike…

ShkodraWeb 11 October, 2017
balkanbarometer

Nga Blerti Delija

Lotaria Amerikane u rikthye serish, ashtu ci cdo vit. Eshte nje mundesi e mire, sic e thote edhe vete ajo- lotari, per te nisur nje jete tjeter ne nje vend mijera kilometra larg Shqiperise. Mbase do duhej te thonim “fundi i botes” per nga largesie, por ne fakt atje eshte kryet, fillimi i botes. Fundi tash 27 vjet mbetet ky vend qe duam ta leme te gjithe, me perjashtim te atyre qe po “e mjelin” ne te gjitha kuptimet qe ne 1990.

Thuhet se kemi qene popull emigrantesh, qe ne kohet e lashta, madje para eksodit te Mesjetes ne Itali, Kroaci e gjetke. Une nuk marr persiper te gjykoj arsyet e largimeve ne periudha te ndryshme, sepse ajo tashme eshte detyre e historianeve. Por mund te flas me mjaft kompetence per keto 27 vitet e fundit ku jam deshmitar okulatr i thuajse cdo ndryshimi.

Disa ore me pare me terhoqi vemendjen nje deklarate e shefit te opozites Lulzim Basha. Natyrisht, eksodin e tmerrshem te viteve te fundit nga Shqiperia drejt vendeve te BE, kryesisht Gjermani, France, Vendet skandinave e lidhte me keqqeverisjen e Shqiperise nga PS e Rama. Keshtu i intereson sepse eshte lojtar i rendesishem politik, kandidat per kryeminister ne 2021. Mbase ka edhe te drejte. Por Basha, pavaresisht se eshte ne politiken e larte vetem prej 12 vitesh, duhet te ktheje koken pas e te shohe se a eshte ndalur ndonjehere eksodi nga 1990 e ketej.

Ne korrikun e atij viti, ai ka qene i ri, por jo aq i vogel sa per te mos patur informacion per “eksodin e ambasadave”. Ishte pa u shpallur pluralizmi politik dhe natyrisht, kerkohej liria qe ne fakt, vetem pak muaj me vone, rezultoi nje jete me e mire ekonomikisht se sa “etje per liri”. Me rradhe, eksodi vijoi me te gjitha menyrat, me anijet e medha, me varkat e vogla e gomonet. Edhe eksod tokesor drejt Greqise fqinje, por edhe tentativa per ta lene Shqiperine me avion drejt SHBA, Kanada e vende te tjera. Shqiptaret provuan te gjitha menyrat qe mund te shpike mendja njerezore duke nisur nga te thjeshtat si ndryshimi i fotove ne pasaporta, falsifikimet e te gjitha llojeve, gjakmarrja etj. Ne thelb, serish per nje jete me te mire ekonomikisht. Viti 1997 solli nje tjeter eksod masiv, i ngjashem dhe me tragjik se ai i 1990. Zyrtarisht kerkohej largimi nga nje vend qe konsiderohej ne lufte civile, por ne fakt kerkohej nje jete me e mire jashte Shqiperise. E ky eksod ka vijuar mbase pak me i fshehte, edhe ne 1998, 2000, 2005, 2009, 2017…e fatkeqesisht do te vijoje…

“Ashtu ja do puna” do te perifrazoja nje batute nga nje film shqiptar, deklarimet e Bashes. Per nje arsye te thjeshte: Edhe ai eshte bashkefajtor per kete realitet qe po perjetojme. Nese nga 1992- 1997 dhe nga 2005- 2013, PD ne pushtet do te kishte ndertuar nje “parajse” ne kete vend, nga 1997- 2005 dhe 2013- 2017 “keqqeverisja” e PS-se nuk do te bente qe sot, 50% e popullsise te kete deshire te ike nga ky vend. Sepse do te ishte krijuar nje “kaste” e mesme qe nuk do ja “ndjente” nga ikje- ardhjet e qeverive. Por asnjehere, asnje qeveri, nuk ka patur prioritet prosperitetin ekonomik te shqiptareve, krijimin e shanseve per te ndertuar nje jete dinjitoze ekonomike te shqiptareve. Edhe mburrjet me rritjet e herepashershme te rrogave te buxhetoreve, merita nuk eshte e kryeministrave, por e rrugetimit tone drejt BE-se, ku duhen respektuar edhe kritere ekonomike. Vazhdojme te jemi i vendi vend ne Europe qe nuk ka te percaktuar me ligj nje minimum jetik, i cili indeksohet vit pas viti. Per te mos folur per pagesen e familjeve ne nevoje qe eshte shume nen minimumin jetik te percaktuar edhe nga organizatat nderkombetare, qe edhe per vendet e humbura afrikane, perllogaritet 2 dollare ne dite per fryme.

Jemi mesuar te akuzojme tash 27 vjet varferine si shkak per largimin nga vendi. Edhe pse per hir te realitetit, 90% e atyre qe kane marre status refugjati ne Europe apo SHBA e kane marre per motive politike apo gjakmarrje. Ne 1990 ne dolem nga nje vend i rrenuar, duke i vene fajin sistemit komunist. Por perseri ne keto thuajse 3 dekada, po notojme ne “detin e varferise”. Por, ka nje ndryshim: Kur PD eshte ne pushtet, varferise i “fryn” PS. Kur kjo e fundit eshte ne pushtet, “daulles se varferise” i bie PD. Kaq mjafton per te kuptuar se nuk na e ka fajin varferia! Fajin na e ka kjo klase e qelbur politike qe na ka udhehequr, na udheheq dhe fatkqesisht, do na udheheqe edhe per shume vite. Qe ti “bejme naften”, duhet te ikim nga ky vend… Edhe pse keshtu i cimentojme themelet e pushtetit te perjetshem!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Nish shembja e ndertimeve ne “Rrugen e Kombit”, ministri Gjiknuri inspekton
Artikull pasardhës: Italiani qe akuzon “Kaubojsin” per 78 mije euro: Ja dhashe per korruptuar per tenderin

TË FUNDIT

dinamo vllaznia 2026

VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
altinnnn ndoci 2026

Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
martini ekipi pogradeci 2026

VIDEO – Vllaznia vuan me Pogradecin, kualifikimin në Kupë ia jep mbrojtësi Gjini në minutat e fundit…

ShkodraWeb 10 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike 19 February, 2026
  • VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve… 19 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elektricist

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
full hd.02_27_10_15.Still027

VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.