Provokimi i Zguros, reagimi jonormal i Memellit dhe… kartoni i kuq i Adilit…

Me shume sesa loja e zhvilluar pasditen e sotme ne Korçe nga Skenderbeu dhe Vllaznia, rezultati i barabarte 0-0 i fiksuar ne fund te ndeshjes apo kenaqesite apo pakenaqesite e ekipeve per ate se çfare moren nga ky 90 minutesh, vemendjen me te madhe e mori sherri ne mes Adilit dhe Zguros, ne te cilin u perfshi edhe trajneri korçar Memelli.

Por çfare ndodhi realisht ne fushen e lojes? Nga ajo qe rezultoi ne fund, e gjitha ka qene nje inskenim i kapitenit te Skenderbeut Vangjel Zguro. Duke pare qe Adili kishte marre karton te verdhe gjate pjeses se pare, per te demtuar edhe me shume Vllaznine, do te duhej edhe nje e verdhe e dyte per mbrojtesin nga Shkupi.


Dhe ne momentin e daljes se futbollisteve nga fusha ne fundin e pjeses se pare, vete Adili ka thene pas ndeshjes se eshte share e provokuar nga Zguro dhe si rrjedhoje ka ardhur debati ne mes tyre.

Por ajo qe ka bere pershtypje ka qene edhe nderhyrja e trajnerit Memelli. Ai ne fillim u duk se po nderhynte te zbuste gjakrat, por me pas ka reaguar edhe ai ndaj Adilit. Madje ky i fundit ka bere te ditur se eshte share shume rende nga ana e tij.

Si rrjedhoje, ne fillimin e pjeses se dyte, te tre keta protagoniste te ketij sherri u ndeshkuan me kartona te verdhe, por per mbrojtesin e Vllaznise rezultoi fatal sepse ishte i dyti dhe kjo e largoi ate nga fusha e lojes.

Por ne momentin kur Jorgji i nxorri te kuqen Adilit, Zguro duke qene afer, sigurisht qe ka buzeqeshur, duatrokitur dhe madje i ka leshuar nje puthje nga larg atij, si per t’i thene se “e hengri” provokimin.

Megjithate ne momentin e daljes nga fusha e lojes, Adili ka patur diçka per te sqaruar me trajnerin Memelli sepse nuk mund ta çonte nder mend qe ne trajner mund te shaje nga familja lojtarin kundershtar. Ai qe e ka pesuar ne gjithe kete histori eshte Mevlan Adili. /ShkodraSport/