Pas fitores së studentëve në përballje me qeverinë për tarifat e shkollit, ka ardhur edhe reagimi i kryetares së Bashkisë Shkodër Voltana Ademi. Në një shënim në Facebook, Ademi bën një analogji në mes Lëviyjes së Dhjetorit ’90 dhe protestës së studentëve këto dy ditë në Tiranë e Shkodër. Kryebashkiakja flet me optimizëm se “ka akoma shpresë” duke shprehur mirënjohjen për studentët. ;ë poshtë, postimi i Voltana Ademit në Facebook.
“MIRËNJOHJE STUDENTËVE!
Studentët fitojnë gjithmonë! Askush nuk mund t’i cënojë të drejtat e tyre! Nga dhjetori në dhjetor, nga 1990 në 2018, i paraprijnë zhvillimeve demokratike në Shqipëri!
Fitorja e sotme e studentëve, është fitore e të gjithë shqiptarëve dhe tregues se e sotmja e sidomos e nesërmja e vendit tonë, është në duart të sigurta dhe më e mirë!
Ka akoma shpresë! Ajo nis nga studentët e Shkodrës, Tiranës dhe gjithë Shqipërisë! Mirënjohje!”.