Ministrja e Arsmiit dhe Sportit, Lindita Nikolla, pas protestës së studentëve ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka sqaruar vendimin që është marrë nga qeveria.
Nikolla shtoi se tarifat i vendos vetë universiteti dhe jo ministria, duke theksuar edhe një herë deklaratat e bëra më herët.
Faleminderit studentëve që shërbyen si nxitës për të rritur komunikimin. Qeveria do të heqë dorë nga tarifimi i provimeve të bartura”, tha Nikolla.