Prokuroria: Ne Shqiperi nuk kane hyre mbetje toksike, pezullohen hetimet

Në Shqipëri nuk është futur asnjë kontenier me mbetje kimike dhe radioaktive. Në këtë konkluzion ka arritur prokuroria duke pezulluar hetimet. Pas verifikimeve të prokurorisë dhe regjistrave në doganat shqiptare nuk rezulton të ketë mbërritur asnjë transport i tillë. Ndërsa burime nga prokuroria për Report Tv pohojnë se janë në pritje nga pala italiane nëse ka të dokumentuara, që nga porti i Barit, Ankoës dhe Leces të jenë nisur për në Shqipëri, me distinacion vendin tonë apo Maqedoninë mbetje toksike.
Maqedonia: Asnjë kontenier nga Shqipëria me mbetje toksike
Ndërkohë që nga autoritet maqedonase ka mbërritur një informacion se nga Shqipëria drejt Maqedonisë nuk ka kaluar asnjë kontenier me mbetje toksike radioaktive apo të rrezikshme.
Hetimet nisen nga prokuroria e Krimeve të Rënda 4 muaj më parë pas disa shkrimeve në një portal në Itali.
Dhe pse ende nuk ka një vendim përfundimtar, hetuesit nga krimet e Rënda sqaruan se kjo cështje do të pushohet për mungesë të elementeve të veprës penale.