Skip to content
7 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Deshmia tronditese e te mitureve: Si abuzonte me ne babai i dhunshem

ShkodraWeb 9 August, 2017
gjykattir
Gjykata e Tiranës zbardh vendimin për dënimin e shtetasit D. Sh, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj dy fëmijëve të tij të mitur. I pandehuri mësohet se është praktikant i fesë myslimane, ndërsa është kallëzuar në Polici nga ish-bashkëshortja e tij vitin e kaluar. Rudina M., ka bërë kallëzim në komisariatin numër 3 në Tiranë ndaj ish-bashkëshortit të saj. Ky i fundit, është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vite burg, për ngacmim seksual ndaj dy fëmijëve të tij të mitur.
Ndërkohë, në vendimin e gjykatës të cilën “Shekulli” e publikon pa ndryshime thuhet se në kallëzimin e paraqitur në Polici nga Rudina M., ku është shprehur se:
“Unë jam paraqitur për të bërë këtë kallëzim pasi 21.11.2016 rreth orës 20.00 jam kthyer nga Suedia së bashku me dy fëmijët e mi, 7 vjeç dhe djalin tim 6 vjeç. Të dy fëmijët e mi kanë baba shtetasin D. Sh.
Jemi martuar në vitin 2009 dhe herë pas here ai më ka keqtrajtuar. Unë jam larguar më 27.05.2014, ku kam qëndruar 2 javë në Greqi te vëllezërit e mi dhe prej një viti e gjysmë kam jetuar bashkë me dy fëmijët në kamp azili. Jam paraqitur te ju për të bërë kallëzim penal pasi unë këtu në Shqipëri kudo që të jetoj bashkë me fëmijët ndihem e kërcënuar nga ish bashkëshorti im. Ai më ka kërcënuar herë pas here në rrjetin social “Skype”, duke më thënë “Do të vras, do të zhduk, vetëm mos ardhsh në Shqipëri”.
Unë kam pasur një urdhër mbrojtje, pasi më ka ushtruar dhunë herë pas here kur kam jetuar me atë dhe në maj të vitit 2012 kam bërë kallëzim pasi Denisi më ka kërcënuar me automatik në shtëpi dhe policia i ka gjetur vetëm bomba me telekomandë me telefon në shtëpi. Dua të shtoj se unë jam detyruar të iki jashtë shtetit më shumë për arsyen se ai ka abuzuar seksualisht me fëmijët tanë të mitur si me vajzën dhe djalin.
E kam parë herë pas here që e puthte fort vajzën në buzë. I kam bërtitur dhe i kam thënë që të mos i bëj më këto veprime me fëmijët se do e denoncoja në polici, ai më ka qëlluar dhe më ka thënë: “Nuk përmbahem dot”. Unë i thashë: “Ç’është kjo që po thua?”.
Një ditë mbaj mend që ai u kthye nga xhamia dhe erdhi duke bërtitur se një shok në xhami i kishte fol se pse ky i fundit kishte puthur vajzën në buzë. Unë i bërtita dhe ai më tha që unë bëj ç’të dua me fëmijët e mi.
Unë e kundërshtova dhe ai më goditi me pëllëmbë. Dua mbështetjen tuaj si polici dhe kërkoj urdhër mbrojtje dhe vendosjen time në ndonjë shoqatë pasi edhe të prindërit e mi të cilët jetojnë në Kamëz nuk mund të qëndrojmë pasi jam e kërcënuar nga Denisi”.
Kallëzimin nuk kam ardhur ta bëj dot atëherë kur kanë ndodhur këto ngjarje pasi siç thashë dhe më sipër kam qenë e kërcënuar nga Denisi herë pas here dhe ndaj jam detyruar të iki jashtë shtetit.
Vajza e abuzuar
Gjithashtu, gjatë hetimeve paraprake është pyetur në prani të psikologes vajza e Denis Shimilit, e cila ka deklaruar se:
“Unë jam nxënëse në klasën e parë. Mami im është ndarë me babanë tim. Unë me mamin tim dhe vëllain kemi qenë gati 1 vit e gjysmë në Suedi. Ne kemi ikur në Suedi për të marrë një shtëpi të re ku të jetonin pa babin.
Unë në Suedi kam pesë shoqe shumë të mira. Në Suedi unë kam luajtur me shoqet e mia dhe i kam shumë xhan ato.
Sot kam ardhur në polici bashkë me mamin tim se dua të tregoj një sekret të shëmtuar që kam me babain tim. Ai më ka ngacmuar mua dhe vëllain tim të vogël para se të shkonim ne në Suedi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: 66- vjecari i dehur qellon gjithe naten me arme, vetem pas 4 oreve FNSH e arreston
Artikull pasardhës: Prokuroria: Ne Shqiperi nuk kane hyre mbetje toksike, pezullohen hetimet

TË FUNDIT

minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
zjarrfikese shkoder vere 2024

Zjarri aksidental përfshin banesën në Shkodër, digjet plotësisht shtëpia e 67- vjeçarit në lagjen “Partizani”

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
arrestim shkoder vere 2025

Policia e Shkodrës arreston 24- vjeçarin, i riu akuzohet se ushtroi dhunë ndaj babait të tij…

ShkodraWeb 7 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë 7 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital 7 March, 2026
  • VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët” 7 March, 2026
  • VIDEO – “Në Vlorë për fitore me Flamurtarin”, Sherif Kallaku i Vllaznisë vlerëson ekipin vlonjat… 7 March, 2026
  • Zjarri aksidental përfshin banesën në Shkodër, digjet plotësisht shtëpia e 67- vjeçarit në lagjen “Partizani” 7 March, 2026
  • Policia e Shkodrës arreston 24- vjeçarin, i riu akuzohet se ushtroi dhunë ndaj babait të tij… 7 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • Caktimi i datës së zgjedhjeve të reja, Osmani mbledh krerët e partive, bojkoton kryeministri Kurti… 6 March, 2026
  • “Vetëvendosje!” kundër shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, do të dërgojë dekretin e Osmanit në Kushtetuese 6 March, 2026
  • ANALIZA – Situata në Baks- Rrjoll mund të kalojë nga çeshtje pronash në “larje hesapesh” mes individëve… 6 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

besnik gegolli

VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
7 marsi mond ndou 2026

VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët”

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
kallaku vlora 2026

VIDEO – “Në Vlorë për fitore me Flamurtarin”, Sherif Kallaku i Vllaznisë vlerëson ekipin vlonjat…

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.