Dorëheqja e ish-ministrit të Turizmit, Lefter Koka nga mandati i fituar në qarkun e Durrësit, i hap rrugën një prurje të re nga radhët e zonjave në listën e PS-së. Mandati i Lefter Kokës pritet t’i kalojë kandidates së PS-së, Ana Dhamo.
Kjo e fundit ishte 9-ta në listën e Partisë Socialiste dhe mund të merrte mandatin e kryeministrit Rama, nëse ky i fundit do kishte zgjedhur të ishte deputetët në Vlorë.
Por, me largimin e Kokës, tashmë Dhamos iu hap rruga futjen në Kuvendin e ri si deputete e qarkut të Durrësit, duke qenë se raportet gjinore në këtë qytet nuk janë në favor të grave. PS në Qarkun e Durrësit ka vetëm dy deputete, Milva Ekonomin dhe Klodiana Spahiun.
Ndërkohë që në Kuvend ka dhe 5 meshkuj, Edi Ramën, Rrahman Rrajën, Ilir Ndraxhin, Jurgis Çyrben dhe Alban Xhelilin.
Sipas votave preferenciale Ana Dhamo është renditur e 12-ta në listën e Durrësit me 2031 vota, por ajo është kandidatja femër në listë dhe për rrjedhojë pritet të marrë mandatin e Lefter Kokës.
Sipas CV-së Ana Dhamo ka lindur në Durrës, në 2 shtator 1985. Ndërkohë që mandati i deputetes i vjen si “dhuratë” fiks një ditë para ditëlindjes. Ana Dhamo është Doktore Shkencash në profilin e Drejtë Publike. Po ashtu ajo ka ushtruar profesionin e avokates.