Çifti i njohur i këngëtarëve, Eni Koçi dhe Genc Prevlukaj kanë bërë sot vaksinën antiCOVID. Ata publikon foton teksa marrin dozën e parë të vaksinën Pfizer dhe apeluan ndjekësit e tyre që të ndërmarrin të njëjtin hap. ShkodraWeb mëson se çifti i mirënjohur kanë zgjedhur të vaksinohen në Shkodër, duke udhëtuar nga Mali i Zi ku po qëndrojnë aktualisht.
Eni Koçi tregoi se i ka tmerr gjilpërat, por gjithsesi vendosi të vaksinohej dhe u kërkoi fansave që të “injorojnë teoritë e gabuara dhe të ecin me hapin e shkencës”.
“Unë dhe tmerri im nga gjilpërat! Zgjodha vaksinën Pfizer. Ju sigjeroj të ecni me hapin e shkencës dhe të bëni vaksinën. Duhen injoruar plotësisht teoritë e gabuara që kundërshtonë marrjen e vaksinës”, shkroi këngëtarja.