Gjykata e Lezhës ka vendosur kthimin për hetim nga Prokuroria të procesit zgjedhor në Bashkinë e Lezhës me 30 qershor 2020. Lajmi konfirmohet nga sekretarja e PD-së Lezhë, Alfrida Marku.
Sipas saj, Gjykata urdhëron Prokurorinë për të hetuar procesin e zhvilluar para rreth një viti. Gjykata urdhëron Prokurorinë të marrë në pyetje antarët e KZAZ-ve, numëruesit dhe këdo që jep dëshmi për procesin zgjedhor në Bashkinë e Lezhës.
Më herët, Prokuroria vendosi të mos fillojë hetimin pas kërkesës zyrtare të degës së PD-së Lezhë. Sot, gjykata ka marrë vendim që kjo çështje të hetohet nga organi i akuzës. Me 30 qershor 2019, Pjerin Ndreu mori mandatin si kryebashkiak i Lezhës.