Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Myftinia e Shkodrës kanë reaguar me mesazhe ngushllimi për mësuesin e Medresës “Haxhi Sheh Shamia” Gazjon Rusi, i cili humbi betejën me Covid- 19 në moshën 39- vjeçare. Në mesazhin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë thuhet:
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në moshën 39 vjeçare mësuesi i matematikës në Medresenë e Shkodrës Gazjon Rusi.
Gazjoni, baba i tri vajzave, prej disa ditësh ndodhej i shtruar në gjendje shumë të rëndë në Spitalin COVID-2, “Shefqet Ndroqi”, Tiranë. I lutemi Allahut ta mëshirojë atë dhe familjes ti japë durim në këto momente kaq të vështira.
Gjithashtu i shprehim ngushëllimet të gjithë miqve, kolegëve të tij, nxënësve të medresesë dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Gazjonin, duke i ftuar ti lutemi sëbashku Allahut Mëshirplotë për shpirtin e tij.”.
Ndërsa në mesazhin publik të Myftinisë së Shkodrës, nënvizohet përkushtimi i mësues Gazjonit:
“Myftinia Shkodër, 27 korrik 2020
Në rahmet të All-llahut, i nderuari Gazjon Rusi!
Ditën e sotme, më 27 korrik 2020, ndërroi jetë, i nderuari Gazjon Rusi, mësues i përkushtuar, prind shembullor dhe vullnetar i kudogjendur me shërbimet e tij ndaj Myftinisë Shkodër dhe komunitetit.
All-llahu e mëshiroftë dhe e pranoftë veprën dhe kontributin e tij! I shprehim ngushëllime familjes, kolegëve, miqve dhe nxënësve të tij”, përfundon mesazhi i Myftinisë Shkodër. /ShkodraWeb Media/