Korona virusi i merr jetën shoferit të Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Mësohet se gardisti me inicialet G.P. 58 vjeç dy ditë më parë kishte shfaqur temperaturë të lartë.
Nisur nga simptomat ai është dërguar në spitalin COVID2 tek Sanatoriumi nën kujdesin e mjekëve, por nuk ka arritur që të fitojë betejën me virusin duke ndërruar jetë ditën e sotme.