6-muaj pas vdekjes së 3-vjeçares Iza Dërrasa, në Repartin e Pediatrisë së Spitalit Rajonal të Beratit ku kurohej prej disa ditësh nga virozat, prindërit e vajzës kanë marrë në dorë Raportin e Mjekësisë Ligjore, të ardhur në Prokurori nga Insitituti i Mjekësisë Ligjore në Tiranë.
Pasi janë njohur me konkluzionet që ka nxjerrë ky raport,ku thuhet se nuk mund të përcaktohen shkaqet e vërteta të vdekjes së 3-vjeçares për shkak se kësaj të fundit nuk i’u bë autopsia,prindërit të revoltuar janë kthyer sërish në dyert e Prokurorisë për të kërkuar riberjen e ekspertizës për zbardhen e shkaqeve të vdekjes së 3 vjeçares.
Sipas familjarëve,vajzës nuk ju bë autopsia për faj të mjekëve dhe autopsia nuk mund të pengojë zbardhjen e vdekjes, kur vajza vuante vetëm nga virozat dhe në spital nuk i është bërë asnjë antibiotik nga mjekët por është mbajtur vetëm me serum për një javë rresht.
“I kanë rënë një konkluzioni shumë të shkurtër. Nuk janë bazuar fare të kartela mjekësore e spitalit. Vajzës nuk i bënë autopsi, pasi vajza nuk ishte për autopsi pasi ishte me diagnozën virozë dhe doktoresha nuk ka pranuar që ti bënte antibiotikë dhe i ka lëshuar vajzës medikamente tjetër për tjetër.
Kërkoj edhe një herë riekspertim të çështjes, sepse mjekët ligjorë më dhanë emra të tjerë dhe në dokumenta më erdhën emra të tjerë”, u shpreh nëna e vajzës, Anila Dërrasa.
Babai i vajzës, Xhevair Dërrasa pohon se nëse institucionet nuk reagojnë për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së vajzës 3 vjeçe, atëherë ai do të marrë vetë hak ndaj mjekësve.
“Mua më ka mbetur që të vete vetë te ai spitali ku humba vajzën dhe të bej varrimin e tyre atje. Vajzën e pata shëndosh e mirë, jo të vdesi vajza për 10 min. Tani unë do marr masat e mia, s’ka më. S’kam besim më të shteti”, u shpreh babi i vajzës, Xhevair Dërrasa.
6 muaj më parë, 3 vjeçarja Iza Dërrasa u paraqit në urgjencën e pediatrisë së Beratit me simptoma virale. Ajo u shtrua në spital dhe pas një jave ndërrojë jetë.
Sipas mjekëve, shkak për vdekjen e saj u bë rëndimi i shëndetit për shkak të virozave, por edhe pas 6 muajve, as Mjekësia ligjore por edhe as Prokuroria nuk japin shkakun e vërtetë që solli pasojat fatale për vajzën 3 vjeçare./SHQIPTARJA.COM/