Skip to content
12 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Presidenti Meta vlerëson me “Mjeshtër i Madh” 6 mjekë sportivë, mes tyre edhe legjenda e Vllaznisë…

ShkodraWeb 30 May, 2021
ilir meta dekoron mjeket sportive

Më në fund ka ardhur momenti i shumëpritur edhe për të. Mjeku i njohur sportiv shkodran Zyhdi Çoba është vlerësuar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Çoba ka qenë pjesë e dekorimit të gjashtë mjekëve të njohur sportivë të cilet i kanë kushtuar jetën e tyre kësaj fushe duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e tij.

Padyshim që mjeku Çoba e ka merituar një vlerësim të tillë sepse ka 63 vjet që jep kontribut për sportin dhe nuk ka ndër mend të ndalet asnjëherë.

Motivacioni i Presidentit të Republikës në titullin e akorduar për të është: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar në mjekësinë sportive, si mjek me skuadrën e futbollit ‘Vllaznia’ dhe Ekipit Kombëtar. I dalluar për profesionalizmin e tij në dobi të rritjes dhe përmirësimit të shëndetit të sportistëve cilësorë”.

PUBLIKIMI NË FACEBOOK I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

Me anë të një ceremonie solemne, pata sot nderin të vlerësoj një buqetë mjekësh të dalluar të sportit shqiptar, doktorët Minella Kapo, Koli Gaqi, Profit Canaj, Zyhdi Çoba, Lluka Heqimi dhe Isuf Saliçe, me kontribute të çmuara në dobi të rritjes dhe përmirësimit të shëndetit të sportistëve cilësorë dhe zhvillimit të aftësive të tyre fizike.

Angazhimi i tyre jetësor dhe profesionalizimi i dëshmuar ka ndikuar jo vetëm në të gjitha rezultatet e larta të sportit shqiptar, por ka qenë gjithmonë një nxitje për të rinjtë dhe të rejat për t’u mos u larguar nga sporti, si mjeti më i mirë për mbrojtjen e shëndetit dhe distancimit nga veset.

Të mbështesim dhe të investojmë më shumë në mjekësinë sportive, për të arritur rezultate të larta dhe cilësore në të gjitha disiplinat.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: EMRI – Përplas 45 vjeçarin duke i marrë jetën dhe largohet nga vendngjarje, policia vihet në kërkim të autorit
Artikull pasardhës: OPINION – Shehaj është mashë në duart e Ramës, del e gënjen se ishte kundër “djegies së mandateve”

TË FUNDIT

belinda balluku spak 2025

“Goditja e korrupsionit në rangun e lartë, kusht për integrimin”, imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
votimi balluku kuvend 2025

VIDEO – Partia Socialiste zyrtarizon qendrimin e saj për Ballukun, voton kundër heqjes së imunitetit…

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
transport-publik

STATISTIKA – Shqiptarët ndër përdoresit më të shumtë të transportit publik në Europë…

ShkodraWeb 12 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • “Goditja e korrupsionit në rangun e lartë, kusht për integrimin”, imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada Gjermane 12 March, 2026
  • VIDEO – Partia Socialiste zyrtarizon qendrimin e saj për Ballukun, voton kundër heqjes së imunitetit… 12 March, 2026
  • STATISTIKA – Shqiptarët ndër përdoresit më të shumtë të transportit publik në Europë… 12 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 12 mars 2026… 12 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 12 mars 2026… 12 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 12 mars 2026… 12 March, 2026
  • Zgjedhja e administratorit të ri, ja kur pritet të mblidhet sërish Bordi i Administrimit i UNISHK… 11 March, 2026
  • FOTO – Universiteti “Luigj Gurakuqi” prezanton në Lezhë ofertën dhe risitë e vitit të ri akademik… 11 March, 2026
  • VIDEO – “Situata po shkon drejt gjakderdhjes”, banorët e Baks- Rrjoll sërish protestë para SPAK, nxjerrin emrat… 11 March, 2026
  • Humb jetën në rrugë në lagjen Kiras 52- vjeçari, një zjarr përfshin ndërtesën dykatëshe në Rrenc… 11 March, 2026
  • DOSSIER – Vrasjet nga shteti komunist në kufirin Shqipëri-Mali i Zi ende pa drejtësi… 11 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 11 mars 2026… 11 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

belinda balluku spak 2025

“Goditja e korrupsionit në rangun e lartë, kusht për integrimin”, imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
votimi balluku kuvend 2025

VIDEO – Partia Socialiste zyrtarizon qendrimin e saj për Ballukun, voton kundër heqjes së imunitetit…

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
transport-publik

STATISTIKA – Shqiptarët ndër përdoresit më të shumtë të transportit publik në Europë…

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 12 mars 2026…

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.