Prefektja e Qarkut të Shkodrës Majlinda Angoni, ka humbur sot një nga njerëzit më të dashur të jetës së saj. Përmes një publikimi në Facebook, Angoni njofton miqtë e mikeshat se ka ndërruar jetë babai i saj, Xhevdet Jubani. Ajo nënvizon se ndjehet krenare për emrin e tij në çdo hap të jetës.
PUBLIKIMI I MAJLINDA ANGONIT
Miq dhe mikesha;
Me hidhërim ju njoftoj se njeriu i dashur i familjes sonë, babai im, Xhevdet Jubani ndërroi jetë. Zoti i dhëntë paqen e amshume si shpërblim për dashninë e mirësinë e pakushtëzume që dhuroi në jetën tonë.
Emri i tij do të më bëj të ndjehem krenare në çdo hap të jetës.
U prehsh në parajsën e përjetshme!
Lamtumirë i shtrenjti baba Xhevdet!