VIDEO/ Policia e Shkodrës jep detaje për aksidentin e rëndë, 26 vjeçari që humbi jetën ishte pasagjer, shoferi përfundon në spital…

Policia e Shkodrës ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë në Melgushë të Bushatit të Shkodrës, ku humbi jetën shtetasi 26 vje@ar Mergim ferracaku. Sipas komunikatës zyrtare të policisë, makina drejtohej nga një shtetas 21 vjeçar, ndërsa përplasja fatale me një mur rrethues, i ka marrë jetën 26 vjeçarit.

Komunikata e policisë 

Me date 13.12.2019 rreth orës 11:45 në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, në vendin e quajtur fshati Melgushë, mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin A. P. 21 vjeç banues në fshatin Bushat, Shkodër, ka dalur nga rruga duke u përplasur me një mur rrethues, si pasojë ka gjetur vd.ekjen e menjëhershme shtetasi M. F. 26 vjeç banues në fshatin Trush, Shkodër.

Shtetasi A. P është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit


Për t’u bërë pjesë e grupit të "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal