“Policë barkderrë që kapërcejnë kompetencat”, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu reagon për përplasjen me efektivët: Ja ç’ndodhi…

Kallzim penal nga police barkderre, qe kapercejne kompetencat dhe kryejne veprime ne kundershtim me ligjin?!

-Qe nderhyjne ne nje darke zyrtare me prezencen e 15 kryetarve te komunave te Kosoves, me veprime te dhunshme, kur mund te shkruanin gjoben sipas ligjit qe eshte deryra qe duhet te benin ne keto raste!

-Me e keqja eshte se ndersa kryenin veprime te dhunshme ne nje darke zyrtare, shumica e lokaleve te Shengjinit ishin hapur, apo rrine hapur cdo nate deri ne oren 02, gje qe vertetohet me hapjen e kamerave lehtesisht.

– Pretendimi qe jane fyer eshte menyre per te shmange tejkalimin e kompetencave, veprimet e dhunshme ne nje darke zyrtare dhe shperdorimin e detyres duke mos vepruar ne lokalet e tjera qe ishin hapur pothuaj te gjitha.

LEXONI EDHE: “Nuk e rruaj për ju, jeni legena”, 3 efektivë të Policisë së Shtetit kallëzojnë penalisht kryebashkiakun e Lezhës, i pengoi në detyrën e tyre…

Duke kerkuar ndjese per tejkalimin e orarit me 20 min, theksoj se gjoba do ishte korrekte, por jo veprimet e dhunshme.

Zhargoni qe vesh media me pretendime policesh me bark te fryre nga birra, eshte i tepruar.

Si drejtuesh i pushtetit vendore e kam per detyre te mbaj qendrim kur policia tejkalon masen dhe kryen veprime te dhunshme kur nuk kishte asnje kontigjent kriminal ne ate darke.

Por pikerisht kjo eshte problematike, se ndersa kontigjentet kriminal bejne ca te duan dhe si prek njeri, nje shkelje qe meriton gjobe per keso, edhe per mua, behet gurgule! /Publikuar në Facebook nga Pjerin NDREU, kryetar i Bashkisë Lezhë/