![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2024/02/benet-beci-takim-porta-e-alpeve-2024-1024x536.jpg?x28643)
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: “Porta e Alpeve” është një program i Qeverisë Shqiptare që do të financohet përmes një kredie nga Banka Europiane e Investimeve në veri të vendit.
Programi do të financojë një seri projektesh në fushën e zhvillimit urban e turistik në Bashkinë Shkodër. Rreth këtyre projekteve, patëm një takim me misionin e Bankës Europiane për Zhvillim , kolegët e Fondit Shqiptar për Zhvillim dhe ekspertë e drejtues në institucionin tonë.
Po punojmë për një sërë projektesh për qytetin, Velipojën dhe zonat e tjera rurale të Bashkisë. Ditë pas dite më shumë detaje e punë konkrete na presin.